minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Digjet një shtëpi në një fshat të Strugës, tre zjarrëfikës lëndohen nga rryma - Struga.info


Digjet një shtëpi në një fshat të Strugës, tre zjarrëfikës lëndohen nga rryma

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tre zjarrfikës janë lënduar gjatë intervenimit në zjarrin e një shtëpie në fshatin Radozhdë të Strugës, ka konfirmuar për MIA-n komandanti i Njësitit Territorial të Zjarrfikësve në Strugë, Feti Mazari.

Sipas tij, zjarri është raportuar mbrëmë në orën 23:30, pas së cilës kanë ndërhyrë gjashtë zjarrfikës.

– Zjarrfikësit janë në gjendje të mirë shëndetësore, dhe zjarri është plotësisht i shuar, tha Mazari.

SPB Ohër bëri të ditur se mbrëmë rreth orës 23:40 është raportuar zjarr në një shtëpi në afërsi të fshatit Radozhdë të Strugës, në pronësi të A.S. nga i njëjti fshat.

Advertisement

Gjatë intervenimit të Njësitit Territorial Zjarrfikës nga Struga, tre zjarrfikës të cilët po shuanin zjarrin janë lënduar nga rryma. Ata janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë, ku janë konstatuar lëndime fizike dhe më pas janë lëshuar për tretman shtëpiak, sqaroi zëdhënësi Stefan Dimoski.

Rasti është duke u zbardhur.
(Struga Ekspres)

The post Digjet një shtëpi në një fshat të Strugës, tre zjarrëfikës lëndohen nga rryma appeared first on Struga Ekspres.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy