Disa fëmijë adoleshent po tmerrojnë çdo natë banorët e Frëngovës duke u hedhur mjete piroteknike nëpër oborret e shtëpisë, policia duhet të reagoj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Disa adoleshent në Frëngovën e Strugës po tmerrojnë banorët duke u hedhur gjatë natës në oborret e tyre mjete piroteknike (petarda).

Një nga banorët e Frëngovës tregon për Struga Ekspres se si disa fëmijë adoleshentë çdo natē hedhin mjete piroteknike duke i trembur fëmijët vazhdimisht.

“Kjo është e tmerrshme për fshatin tonë, dēgjojmë zhurmē shumë të mëdha në shtēpitë tona, disa adoleshentë po na tmerrojnē,na trembin fëmijët,disa dhe nē gjumë.

Kjo s’ka ndodhur ndonjëherë në fshatin tonē, lusim prindërit të kujdesen për fëmijët e tyre të cilët janë problematik.
Ata po na bezdisin çdo natë, hedhin petarda dhe vrapojnë me shpejtësi, disa i kam identifikuar, më vjen keq të lajmërojë policinë sepse jemi tanët, por do detyrohem ta lajmërojë policinë e cila duhet të marrë masa”, tregon i mllefosur banori nga Frëngova.(Struga Ekspres)

Advertisement

Disa fëmijë adoleshent po tmerrojnë çdo natë banorët e Frëngovës duke u hedhur mjete piroteknike nëpër oborret e shtëpisë, policia duhet të reagoj shkruan Struga Ekspres.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy