E rëndë: Arrestohet çifti nga Struga, e shitën vajzën e tyre 13 vjeçare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga njësia për shkatërrimin e kontrabandimit dhe tregëtisë me njerëz, është ngritur akuzë penale kundër tre personave, një nga ata është një shtetas belg.

Një familje në Strugë i’a kanë shitur vajzën e tyre një shtetasi belg.

Shtetasi belg L.D.S në periudhën nga shkurti deri në maj 2022, me qëllim për të kryer akte seksuale me fëmijë në Belgjikë, ka bërë plane së bashku me personat E.A dhe F.B, prindër të një vajze 13 vjeçare, të lidhin kurorëzim me forcë mes belgut dhe vajzës së mitur. E mitura ende nuk ka mbushur 14 vjet.

Belgu disa herë ka qëndruar në Maqedoni. Me qëllim qëtë sigurojnë dokumente udhëtimi për vajzën, shtetasi belg çiftit nga Maqedonia i ka dhënë rreth 2500 euro përmes WU.

Advertisement

Është kryer bastisje në shtëpinë e çiftit E.A dhe F.B në Strugë, prej ku është gjetur material si dëshmi për kryerjene veprës, derisa në aeroportin në Shkup është kryer kontroll te personi L.D.S nga Belgjika, me çka që të tre janë arrestuar.

E rëndë: Arrestohet çifti nga Struga, e shitën vajzën e tyre 13 vjeçare shkruan Struga Ekspres.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy