TMERR/ Babai vret vajzën 17-vjeçare shtatzënë, për të ruajtur nderin e familjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
TMERR/ Babai vret vajzën 17-vjeçare shtatzënë, për të ruajtur nderin e familjes

Një ngjarje e tmerrshme mund të konsiderohet kjo në Indi, ku një baba ka vrarë të bijën 17-vjeçare shtatzënë, me justifikimin për të ruajtur nderin e familjes.

Ngjarja ndodhi në fshatin Mantoli në verilindje të Indisë, ku vajza u vra në krevat nga babai i saj gjatë natës.

Sipas mediave të huaja, që i referohen policisë vendase, dyshohet se vajza ishte përdhunuar dhe tashmë po hetohet sesi mund të ketë ndodhur përdhunimi.

17-vjeçarja jetonte me gjyshërit, të cilët sapo morën vesh lajmin pas shoqërimit në spital, njoftuan babanë e saj.

Advertisement

Ai shkoi në shtëpinë e tyre herët në mëngjes dhe e mbyti.

Sulmi vjen disa javë pasi një tjetër vajzë, një 14 vjeçare, i rezistoi dy përdhunuesve të saj të cilët e dogjën të gjallë nga tërbimi.

Raste të ngjashme të dhunës dhe diskriminimit ndaj femrave në Indi, janë të shpeshta.

TMERR/ Babai vret vajzën 17-vjeçare shtatzënë, për të ruajtur nderin e familjes shkruan Vizion Plus.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy