
Bashkësia Lokale
Fshati Tatesh i Poshtëm
Njoftim Zyrtar
Bashkësia Lokale e fshatit Tatesh i Poshtëm ju njofton se është realizuar me sukses projekti për ndërtimin e trotuareve me gjatësi prej 300 metrash, projekt ky i përkrahur nga Komuna e Strugës.
Shprehim falënderime të veçanta për:
Kryetarin e Komunës së Strugës, z. Ramiz Merko
Koordinatorin e Këshillit Komunal, z. Faton Pollozhani
Advertisement
për bashkëpunimin dhe mbështetjen e dhënë në realizimin e këtij projekti.
Ky është vetëm hapi i parë; puna jonë do të vazhdojë edhe në pjesët e tjera të fshatit, gjithmonë me synim përmirësimin e infrastrukturës dhe mirëqenies së banorëve tanë.
21.07.25 Tatesh i Poshtëm,
Me Respekt,
Bashkësia Lokale
Fshati Tatesh i Poshtëm
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement
Advertisement