Gent Hani: Në Veleshtë 400 familje rrezikojnë pa u regjistruar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të nderuar miq

Unë si regjistrues në procesin për regjistrim të popullsisë në Veleshtë ndjej se dua ta ndaj me ju një shqetësim i cili mund të ndikojë në procesin regjistrues duke lënë pa regjistruar një numër të madh të banorëve në vendin tonë.
Ne jemi 5 regjistrues në Veleshtë, për secilin janë caktuar rreth 120 shtëpi dmth rreth 600 shtëpi janë të mbuluara, por siç e dijmë Veleshta ka rreth 1000 shtëpi, pra rreth 400 shtëpi për momentin janë të pa mbuluara dhe kjo rrezikon që ato të ngelin pa regjistruar! Unë apeloj që të gjithë ne të kemi vëmendjen e duhur tek ky rast, pasi siç e dijmë kanë ngelur edhe vetëm dy javë kohë për regjistrim. Unë jam ankuar disa herë për këtë situatë, por dua të apeloj tek të gjithë që ky proces të kryhet drejtë dhe me transparencë.

Pra unë vlersoj se duhet 3 regjistrues plus që procesi të zhvillohet normal dhe në kohë. Nëse kjo situatë është edhe në rajonet e tjera, ju apeloj që të reagojnë në kohë.

Ju faleminderit
Me respekt
GENT HANIl

Advertisement

Gent Hani: Në Veleshtë 400 familje rrezikojnë pa u regjistruar shkruan Struga Ekspres.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy