Hoxhës Ahmed Kalaja i ndalohet hyrja në Qafë Thanë nga policia e Maqedonisë së Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Hoxhës së njohur nga Shqipëria, Ahmed Kalaja i është ndaluar hyrja në vendkalimin kufitar Qafë Thanë dhe këtë e ka bërë publike vet hoxha i cili ka nxjerë dhe dokumentin në të cilin autoritetet arsyetohen se mund të përbëjë rrezik për sigurinë kombëtare.

 

Postimi i plotë i hoxhë Ahmed Kalaja:

Open Ballkan; Ballkani i Hapur sa e bukur për të qenë e vertetë; që një ditë të kalonim kufijtë pa pengesa.

Advertisement

 

Kam udhëtuar kudo në Evropë edhe Britani edhe asnjë pengesë.

Mirëpo politikat shoviniste të Shtetit të Maqedonisë se Veriut ndaj shqipëtarëve nuk kanë të sosur.

Pavarësisht se isha i ftuar zyrtarisht edhe të gjitha institucionet ishin në dijeni.

 

Advertisement

 

Arsyeja e ndalimit shprehet në letër; e normalisht nuk ke ku të ankohesh vetëm se te Zoti; që tjua japë hakun atyre ndaj kësaj sjellje të papreçedentë arrogante monstruoze.

 

 

Advertisement

Ndoshta Insitucionet e përfaqsimit të Islamit në dy shtetet, avokati i popullit, ministria e jashtme, shteti do të reagojnë.

Ndjesë besimtarëve edhe qytetarëve të Shkupit ndaj politikave monstruoze të atyre që i udhëheqin.

Agjërim të pranuar e mos i harroni nga duatë ata po edhe ne që me zemër të përmalluar u nisa për të ju e nuk erdha dot.

 

Advertisement

 

JDF.

Hoxhës Ahmed Kalaja i ndalohet hyrja në Qafë Thanë nga policia e Maqedonisë së Veriut shkruan Struga Ekspres.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy