Krivanjeva: Do jemi ne, fituesit e parë të derbit të liqenit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Struga Trim Lum do të përballet me Voska Sport për ndeshjen e mbetur të xhiros së katërt në Superligën e Maqedonisë së Veriut. Kjo ndeshje duhej të zhvillohet me 20 gusht, por e njwjta u shty për shkak të paraqitjeve të Strugës në garat eliminatore të Europës. Para kësaj sfide, nga tabori i kampionëve në fuqi ka folur, mbrojtësi Besart Krivanjeva, i cili thotë se ekipi i tij është i gatshëm për të dhënë më të mirën edhe në këtë ndeshje, pavarësisht takimeve të shumta që kanë zhvilluar në këtë fillim sezoni.

“Lodhësia është prezente tek skuadra, mirëpo rezultatet pozitive gjithnjë na bëjnë të japim më të mirën dhe të besojmë shumë tek vetëvetja. Kështu është edhe në prag të ndeshjes me Voska Sport, një skuadër e re kjo në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, ndaj së cilës me siguri që do të kërkojmë tre pikët e plota”, u shpreh Krivanjeva.

Kjo ndeshje është e veçantë, pasi për herë të parë në historikun e dy qyteteve të bukura buzë liqenit, do të ndodh që dy skuadra shqiptare të përballen njëra me tjetrën në kuadër të Ligës së Parë.

Edhe përkundër kualiteteve që posedon skuadra kundërshtare, unë besoj te grupi që kemi dhe përvoja, ashtu që besoj se do jemi neve fituesit e parë të derbit të liqenit” – ka thënë Besart Krivanjeva.

Advertisement

Ndeshja ndërmjet Voska Sport dhe Struga Trim Lum do të zhvillohet nesër në Ohër, duke nisur nga ora 15:00.

Krivanjeva: Do jemi ne, fituesit e parë të derbit të liqenit shkruan Struga Ekspres.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy