Kryetari i OEMVP-së z.Qyra pjesë e panelit të diskutimit në ngjarjen e organizuar nga Kosova Business Forum (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kryetari i OEMVP-së z.Qyra pjesë e panelit të diskutimit në ngjarjen e organizuar nga Kosova Business Forum (FOTO)

Kryetari i OEMVP-së z.Qyra pjesë e panelit të diskutimit në ngjarjen e organizuar nga Kosova Business Forum.

Më datë 24.01.2024- u mbajt Konferenca “Prishtina 2030 – Një Kryeqytet i së ardhmes” në kuadër të Kosova Business Forum, ku në panelin e parë të diskutimit me temë “Dialogu për klimën e biznesit dhe tërheqjen e investimeve në Kosovë”, folës ishte edhe Kryetari i OEMVP-së – z.Mendi Qyra, Kryetari i DHTIT – z.Nikolin Jaka si dhe figura tjera eminente të biznesit.
z. Qyra në fjalën e tij theksoi përparësitë si dhe mangësitë që i ka Kosova për Investimet e huaja direkte.

Gjithashtu, shtoi se edhe Kosova si Maqedonia e Veriut duhet të investojë në krijimin e kuadrove profesionale e paralelisht të krijohen kushte të mira pune dhe klimë të mirë biznesi ku në theks të veçantë vuri fuqinë punëtore. Pasiqë, në të kundërtën shumë shpejtë do të vijë ekonomia e Kosovës në situatën e RMV-së, ku kompanitë kanë projekte zhvillimore, mirëpo mungon fuqia punëtore.

Si pika kyçe potencoi edhe bashkëpunimin në drejtim të liberalizimit të tregut të punës mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, mundësimin e blerjes së patundshmërive në shtetet e rajonit për qytetarët. Foli edhe për potencialin e ndërtimtarisë si sektor shumë i fuqizuar i cili edhe më tej duhet të përkrahet me qëllim të arritjes së potencialit final të saj, për investimet e huaja si dhe sistematizimi i remitancave nga mërgata, duke i shndërruar bashkëqytetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë jashtë vendit, në investitorë serioz që do nxisin zhvillim të përshpejtuar.

Advertisement

Kryetari i OEMVP-së njëkohësisht shprehu haptas partneritetin ndaj Qeverisë së Kosovës për shkëmbimin e eksperiencave por edhe vizionin, me qëllim që shteti më i ri i Evropës t’i tejkalojë sfidat më shpejtë në krahasim me shtetet tjera paraprakisht.


______________________________________________________________________________________________________________
Претседателот на СКСЗМ, г-дин Qyra, дел од панелот за дискусија на настанот организиран од Kosovo Bussines Forum.

Денеска на 24.01.2024 година се одржа Конференцијата „Приштина 2030 – главен град на иднината“ во рамки на Косовскиот Бизнис Форум, на која на првиот панел од дискусијата на тема „Дијалог за бизнис климата и привлекување инвестиции во Косово“, Говорници беа Претседателот на СКСЗМ- г-дин Mendi Qyra, Претседателот на Стопанската и индустриската комора Тирана – г-дин Николин Јака, како и други еминентни деловни личности.
Г-дин Qyra во својот говор ги истакна предностите и недостатоците што ги има Косово за странските директни инвестиции.

Advertisement

Исто така, тој додаде дека Косово, како и Северна Македонија, треба да инвестира во создавањето на стручен кадар и истовремено да создаде добри услови за работа и добра бизнис клима, каде што посебен акцент стави на работната сила. Бидејќи, во спротивно економијата на Косово ќе дојде многу брзо во ситуацијата на РСМ, каде што компаниите имаат развојни проекти, но недостасува работна сила.

Како главни точки, г-дин Ќура ги потенцираше и соработката во насока на либерализација на пазарот на трудот помеѓу земјите од Западмиот балкан, да им се овозможува на граѓаните купување на недвижности во земјите ма регионот. Истотака збореше и за градежниот сектор кој дополнително треба да се поддржи со цел достигнување на потенцијалот, за странските инвестиции како и системирање на режитенциите од диаспората, претворајќи ги нив во сериозни инвеститори со што ќе се овозможи забрзан раст на економијата

Претседателот на СКСЗМ отворено го изрази партнерството со Владата на Косово за размена на искуства, но и визија, со цел најмладата држава во Европа побрзо да ги надмине предизвиците во споредба со другите држави однапред.

Kryetari i OEMVP-së z.Qyra pjesë e panelit të diskutimit në ngjarjen e organizuar nga Kosova Business Forum (FOTO) shkruan Struga Ekspres.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy