MSH: 23 viktima dhe 760 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni, Struga nuk ka viktima

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë ditës së sotme janë kryer 5 742 teste për Koronavirus dhe prej tyre kanë rezultuar pozitivë 760 persona.

Sot janë regjistruar 23 viktima të tjera nga Koronavirusi në të gjithë vendin. Vdekjet më të larta janë regjistruar në Shkup, përkatësisht 9 viktima, ndërsa në Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë, Kërçovë dhe Dibër nga 2 viktima, Tetovë dhe Vinicë nga 1 viktimë.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 644 pacientë të shëruar duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i pandemisë në 157 294. Rastet aktive me virus janë 14 878, ndërsa numri total i vdekjeve 5 987.

MSH: 23 viktima dhe 760 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni, Struga nuk ka viktima shkruan Struga Ekspres.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy