Myftiu i Strugës, Salim Sulejmani uron Fitër Bajramin: Gëzimi dhe hareja qofshin me ju, me familjet dhe miqtë tuaj

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit
Të nderuar vëllezër dhe motra!
Le të falënderojmë Allahun e Madhërishëm i Cili na e mundësoi të kalojmë edhe një muaj të Ramazanit dhe të arrijmë festën e madhe të Fitër Bajramit duke shpresuar se i Madhërishmi na i ka pranuar të gjitha adhurimet, lutjet dhe sadakate tona që i bëmë për ta fituar kënaqësinë e Allahut xh.sh. Ramazani kaloi, por kjo nuk do të thotë se edhe adhurimet tona duhet të ndalen këtu, përkundrazi, besimtarët dhe besimtaret pas këtij muaji të bekuar dhe atmosferës madhështore të tij, duhet të vazhdojnë edhe më tej, ta madhërojnë Zotin dhe të bëjnë vepra të mira, sepse nga ramazani dalim me me energji të re pozitive. Nga ky muaj i bekuar duhet të dalim dhe të vazhdojmë si njerëz më solidarë, më të dashur dhe më të mirë, çka ishte edhe qëllimi kryesorë i këtij obligimi fetarë.
Vëllezër dhe motra të nderuara!
Fitër-Bajrami është një mundësi e madhe që në familjet tona të përhapim mëshirën, dashurinë, respektin dhe lumturinë. Le të jenë urimet tona gëzim i shpërndarë për njëri-tjetrin, për vëllezërit dhe motrat tona, për shokët dhe miqtë tanë.
Urimin e Bajramit të Ramazanit e përcjellim, në radhë të parë te muslimanët e Strugës, pastaj për të gjithë botën mbarë muslimane.
Allahu ynë na e mundësoftë që të jetojmë në paqe dhe dashuri! Edhe njëherë gëzimi dhe hareja qofshin me ju, me familjet dhe miqtë tuaj!
Me fat ju qoftë festa e Fitër – Bajramit!
Za mnogu godini Fitr Bajram! Bajram Mubarek Olsun!
Myftiu i Strugës:
Mr. Salim ef. Sulejmani

Myftiu i Strugës, Salim Sulejmani uron Fitër Bajramin: Gëzimi dhe hareja qofshin me ju, me familjet dhe miqtë tuaj shkruan Struga Ekspres.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy