Nuk ka gabim mjekësor, mangësi apo parregullsi në trajtimin e lehonës nga Dibra në Spitalin e Strugës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

NUK KA GABIM MJEKESOR, MANGESI APO PARREGULLSI NE TRAJTIMIN E LEHONES NGA DIBRA NE INSTITUCIONIN SHENDETESOR NE STRUGE.

Keshtu ka konstatuar Komisioni i eksperteve i formuar nga ministri i Shendetesise Venko Filipce per hetimin e rastit te lehones nga Dibra.

Ky komision perbehej nga 7 anetare (Drejtues te Klinikave ne Shkup) dhe kishte per qellim hetimin e rastit ne fjale, mbikqyrjen dhe punen profesionale te Spitalit te Pergjithshem ne Struge, lidhur me gjendjen e pergjithshme dhe trajtimin mjekesor te pacientes nga Dibra. I vetmi leshim i konstatuar nga Komisioni ishte nje mosperputhje te dhenash (i bere gabimisht ne raportin e komisonit të ngritur më parë) – nje lapsus ne lidhje me gjinine e femijes.

Pacientja ka lindur nje vajze me nderhyrje kirurgjikale, (operacioni i dyte Cezarian per te). Disa ore pas operacionit pacientja ka filluar te ankohet per dhimbje barku dhe menjehere pas ketyre ankesave eshte thirrur mjeku anestezist per konsulte.
Jane kryer analizat e nevojshme te gjakut dhe i eshte dhene terapi sipas protokollit dhe gjendjes se pacientes.
Ne periudhen post-operative pacientja ka qene e monitoruar intensivisht nga ekipet e gjinekologeve dhe anestezisteve ne spitalin e Struges.
– Ne diten e pare post-operatore, më 28.08.2020, gjendja e pacientes ka qene e mire dhe e qendrueshme, por nga analizat e kryera ka rezultuar nje ulje e lehte e nivelit te Hemoglobines. I gjithe ekipi mjekesor e ka monitoruar dhe ka vepruar duke i dhene terapine e duhur sipas te gjithe protokolleve.

Advertisement

– Edhe ne diten e dyte post-operatore gjendja e pacientes ka qene e mire, me parametra jetesore te rregullt, te qendrueshem dhe aktive. Pacientes i eshte bere serish kontrolli i analizave te gjakut.

– Diten e trete post-operatore, gjate vizites se kryer ne mengjes, pacientja ka qene perseri ne gjendje te qendrueshme, me parametra jetesore te rregullt, temperature normale, por me nje reduktim minimal te hemoglobines dhe eritrociteve.

– Diten e katert post-operatore, pas vizites se mengjesit dhe gjendjes se mire dhe te qendrueshme shendetesore te saj, eshte marre vendimi qe pacientja te leshohet per ne shtepi.

Sipas Komisionit, ne te njejten dite (te katerten post-operatore), ne kohen kur pacientja ka qene gati per te dale nga spitali (me terapi te percaktuar dhe flete-dalje), duke pritur familjaret per ta marre ne shtepi, gjendja e saj eshte perkeqesuar ne menyre te menjehershme me simptoma te tilla si: takikardi, hipertension, dhimbje te forta barku dhe me nje gjendje klinike qe tregonte per shok hemoragjik (reduktim i menjehershem i niveleve te duhura te analizave te gjakut dhe renie te hemoglobines). Keto te dhena ishin nje tregues i qarte per kryerjen e nje nderhyrjeje kirurgjikale urgjente.
Ekipi perkates ka marre masat menjëherë duke bere nje rishikim te gjendjes. Gjate operacionit eshte konstatuar qe ka gjakderdhje ne pjesen e stomakut, prane te cilit ndodhen edhe organet riprodhuese (mitra, vezoret) dhe veshka. Me qellim per te parandaluar gjakderdhjen e metejshme eshte bere nje nderhyrje duke hequr mitren dhe vezoren e majte, por edhe pas kesaj nderhyrjeje gjakderdhja nuk ka ndaluar.
Ne ate moment eshte thirrur per konsulte nje tjeter mjek kirurg dhe eshte vertetuar qe gjakderdhja vinte nga pjesa retroperitoneale e majte, ku u vu re nje hematome e cila mund te ishte shkaku per gjakderdhjen ne pjesen e perparme te veshkes.
Per te parandaluar gjakderdhjen e metejshme eshte marre vendimi per heqjen e veshkes se majte me qellim per t’i shpetuar jeten pacientes. Gjendja serioze e rastit ne fjale shihet edhe ne raportin e terapise se dhene (ku gjate nderhyrjes qe ka zgjatur mbi 5 ore, pacientja ka marre 10 qese gjak dhe 9 qese plazme te fresket te ngrire).
Sipas komisionit te eksperteve, pacientja ka qene ne gjendje te rende dhe ne rrezik per jeten, per shkak te hemoragjise se madhe dhe ne saje te punes se kryer nga mjeket eshte arritur te mbahet gjalle.
Komisioni ka arritur ne perfundimin se
ndërlikime të tilla gjatë operacioneve gjinekologjike dhe obstetrike janë të rralla, por mund te ndodhin. Pas përfundimit të trajtimit operativ, për shkak të paqëndrueshmërisë së gjendjes së përgjithshme të pacientes dhe për shkak të nevojës për reanimacion urgjent, mjekët nga spitali i Strugës u këshilluan me kolegët anesteziste nga spitali “Karil” dhe u vendos që pacientja të transportohej në Shkup. Pas transferimit të pacientes atje, u krye një skaner i barkut dhe u dha një indikacion për ndërhyrje urgjente nga urologët e Klinikes se Urologjisë, pas së cilës gjendja e pacientes u stabilizua dhe ajo u lirua nga spitali në gjendje të përgjithshme të mirë.
Lidhur me propozimin për përcaktimin e masave për eliminimin e mangësive, parregullsive ose lëshimeve në afatet e zbatimit të tyre – Komisioni i autorizuar nuk ka gjetur asnje mangësi, parregullsi ose lëshime nga mjeket e Spitalit te Pergjithshem te Struges.

Advertisement

Nuk ka gabim mjekësor, mangësi apo parregullsi në trajtimin e lehonës nga Dibra në Spitalin e Strugës shkruan Struga Ekspres.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy