Policia e Strugës me apel: Mos gjuani me armë nëpër dasma, do të dënoheni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB Strugë filloi me aktivitete të intensifikuara të kontrollit për zbulimin dhe sanksionimin e gjuajtjes me armë zjarri, përdorimin e paautorizuar të fishekzjarrëve dhe përdorimin e mjeteve piroteknike në dasma dhe festa të tjera. Do të merren masa parandaluese të kësaj dukurie të kundërligjshme, që nënkupton prishjen e rendit publik, në festat familjare me gjuajtje të armëve dhe armëve të tjera të zjarrit, shfaqje të paautorizuar të fishekzjarrëve, pra përdorimin e mjeteve të ndryshme piroteknike. Të gjitha aktivitetet e tilla të kundërligjshme do të sanksionohen në mënyrë të duhur me paraqitjen e kallëzimeve përkatëse kundërvajtëse dhe penale.

(Struga Ekspres)

Policia e Strugës me apel: Mos gjuani me armë nëpër dasma, do të dënoheni shkruan Struga Ekspres.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy