Ramis Merko kërkon që të dielave të punohet në qytetin turistik të Strugës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ramis Merko kërkon që të dielave të punohet në qytetin turistik të Strugës

Komuna e Strugës dhe kryetari Ramis Merko i bashkohen kërkesës së sektorit të turizmit, gastronomëve, kafeneve dhe shitësve që e diela të jetë ditë pune në qytetet turistike, përkatësisht në Strugë.
Kërkesa i drejtohet Ministrisë së Ekonomisë, gjegjësisht Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, që të merret vendim që bizneset e mësipërme të kenë të dielën ditë pune, si njësi e veçantë për sezonin turistik.
▶ Struga është një qytet që varet nga sezoni veror, andaj dita e diel, si ditë jopune do të rrezikojë seriozisht dhe do të ndikojë negativisht në zhvillimin ekonomik lokal por edhe më gjerë.
Presim vizitë nga ministri i ekonomisë dhe së bashku të bisedojmë për gjetjen e një zgjidhjeje që do t’i plotësojë nevojat e qytetarëve të Strugës.

Општина Струга и градоначалникот Рамис Мерко се приклучуваат кон барањето на туристичкиот сектор, гастрономите, кафе баровите и дуќанџиите за недела да биде работен ден во туристичките градови, односно во Струга.
Барањето се адресира до Министерство за Економија, односно до Владата на Република Северна Македонија, за да се донесе решение за горенаведените бизниси за недела да биде работен ден, како посебна гранка за туристичката сезона.
▶ Струга е град кој зависи од летната сезона, така што, недела неработен ден сериозно ќе го загрози и негативно ќе влијае на локалниот економски развој и пошироко.
Очекуваме посета на министерот за економија и заеднички да разговараме за изнаоѓање на решение кое ќе ги задоволи потребите на граѓаните на Струга.

Ramis Merko kërkon që të dielave të punohet në qytetin turistik të Strugës shkruan Struga Ekspres.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy