Salim Sulejmani: Është koha e fundit që të ketë ndryshime, garantoj qytetarët se do të vazhdoj të jem në shërbimin e tyre për çdo hall

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zoti në këtë botë na ka sjellur të gjithëve me një qëllim të përcaktuar. Secili nga ne duhet ta kërkojë atë qëllim, ta gjejë vendin e tij në këtë mes. Të kuptojmë se cili është kontributi ynë për këtë shoqëri dhe si duhet ta japim atë kontribut.

Jam pafund i nderuar që Aleanca për Shqiptarët, kryetari i saj doktor Arben Taravari dhe gjithë koalicioni VLEN, më dhanë besimin që t’i prij garës në zgjedhjet parlamentare për njësinë e pestë zgjedhore.

Nuk kam asnjë dyshim se bashkë me shumë bashkëveprimtarë e bashkëmendimtarë, jemi në rrugën e duhur për të sjellur mes qytetarëve tanë, ndryshimin që po kërkohet prej më shumë se një dekade.

Është koha e fundit që të ketë ndryshime. Prandaj, jam i bindur se qytetarët shqiptarë dhe jo vetëm, kësaj radhe do të bëhen bashkë për t’i dhënë përkrahje dhe një mundësi, opozitës së bashkuar shqiptare.

Advertisement

Koalicioni VLEN me të gjitha subjektet që e përbëjnë atē, janë gjëja më e bukur në rrafshin politik, që iu ka ndodhur shqiptarëve të Maqedonisë në këto 10 vitet e fundit.

Harmonia, fryma pozitive dhe raportet vëllazërore mes krerëve të koalicionit dhe aktivistëve në përgjithësi, më jep siguri se jemi shumë pranë arritjes së qëllimit.

Do të vizitoj edhe vendin më të largët në njësinë e pestë zgjedhore, do të takoj e bisedoj me çdo qytetar, do të trokas në çdo derë të Strugës sime, që t’ia arrijmë qëllimit.

Koalicioni VLEN është zgjidhja më e mirë, më e pastër, më e bardhë, më e begatshme, më e shëndetshme, më e logjikshme, më e sigurtë! Është gjithçka që VLEN për kombin tonë në veçanti e krejt qytetarët në përgjithësi!

Advertisement

Qytetarëve të Strugës, Ohrit, Dibrës, Kërçovës, Manastirit, Prespës, Dollnenit dhe jo vetëm, iu garantoj se do të vazhdoj të jem në shërbimin e tyre për çdo hall. Unë do të jem zëri juaj në këtë rrugëtim të ri edhe për mua. Dyert dhe zemra ime janë të hapura për secilin prej jush,ashtu siq kam qenë deri tani I përgjegjshëm në kryerjen e detyrave dhe obligimeve të mia ne sferën teologjike, shpirtërore, morale e njerzore pa dallim!

Ju faleminderit dhe na qoftë për hajr ky rrugëtim!

Salim Sulejmani: Është koha e fundit që të ketë ndryshime, garantoj qytetarët se do të vazhdoj të jem në shërbimin e tyre për çdo hall shkruan Struga Ekspres.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy