Strugani Gëzim Pollozhani bashkë me të bijën Andita Pollozhani me ish-presidentin Bush hapën ceremoninë e ndeshjes për nder të 11 shtatorit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Strugani Gëzim Pollozhani bashkë me të bijën Andita Pollozhani me ish-presidentin Bush hapën ceremoninë e ndeshjes për nder të 11 shtatorit

Presidenti i 43-të i SHBA-ve, njeriu që pati rol kyç në sjelljen e pavarësisë së Kosovës, George W. Bush, ishte i ftuar nderi në hapjen ceremoniale të ndeshjes së bejsbollit të Texas Rangers në Arlington, Teksas, ndërsa topin e parë për fillimin e lojës e hodhi bashkë me dy shqiptarë, babë e bijë, Gëzim e Andita Pollozhani.

Loja u mbajt për nder të viktimave të tragjedisë së 11 shtatorit, me rastin e përvjetorit të 21-të.

 

 

Advertisement

Gëzim Pollozhani, me prejardhje nga Struga është ikonë e forcave të rendit në Fort Worth dhe Teksas. Vitin e kaluar, ai ishte përzgjedhë “Polici i Vitit” në Teksas.

Gëzimi së fundi është zgjedhë edhe kryetar i “Brotherhood for the Fallen,” një organizatë komunitare në shërbim të familjeve të oficerëve të rënë në krye të detyrës. Ai gjithashtu është aktiv edhe në komunitetin shqiptar në Teksas, si dhe shërben në Bordin e Drejtorëve të Qendrës Kulturore. Shqiptaro-Amerikane në Teksas.

Photo Credit: Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane ne Teksas

Strugani Gëzim Pollozhani bashkë me të bijën Andita Pollozhani me ish-presidentin Bush hapën ceremoninë e ndeshjes për nder të 11 shtatorit shkruan Struga Ekspres.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy