400 dollarë për dy javë punë, kartelet meksikane rekrutojnë të mitur përmes videolojërave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kartelet e drogës në Meksikë po rekrutojnë të miturit përmes videolojërave. Alarmi është lëshuar nga vetë qeveria e këtij shteti që paralajmëron prindërit të kujdesen më shumë për fëmijët dhe të kontrollojnë aktivitetin e tyre në platformat online.

Sipas një hetimi të autoriteteve, një rekrutues i ofroi një fëmije 5 mijë pesos, rreth 400 dollarë, për dy javë punë.

E gjithë biseda mes tyre ishte zhvilluar përmes lojës Free Fire në smartfonë. Ata që janë më aktivë në këtë metodë rekrutimi ishin Karteli Jalisco, Old School Zetas dhe ai i Sinaloas.

Hetuesit kanë zbuluar se zakonisht bisedat zhvilloheshin gjatë orëve të vona të natës. Përveç kontakteve përmes smartfonëve, narkotrafikantët përdorin edhe metoda të tjera në Play Station, Xbox dhe Nintendo.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy