Amazoni akuzohet për abuzim me rregullat e BE-së për konkurrencë, rrezikon gjobë 19-miliardë dollarëshe

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komisioni Evropian e akuzoi Amazonin për abuzim me pozicionin e tij dominues në shitjet online, duke fituar avantazh të padrejtë ndaj konkurrentëve.

Komisioni Evropian tha se Amazoni ka përdorur të dhënat e shitësve të palëve të treta, që përdorin tregun e tij për të rritur shitjet e mallrave të veta.

Komisioni po ashtu nisi hetime për trajtimin e mundshëm preferencial të shitësve që përdorin shërbimet e Amazonit për logjistikë.

Amazoni i hodhi poshtë akuzat, duke thënë se asnjë firmë “nuk është kujdesur më shumë” për bizneset e vogla.

Advertisement

Amazoni përballet me gjobë prej 19 miliardë dollarësh, nëse shpallet fajtor për shkelje të ligjit të konkurrencës.

Komisionarja për Konkurrencë e BE-së, Margrethe Vestager, tha se është jetike që platformat me “fuqi tregu” të mos “e çrregullojnë konkurrencën”.

“Të dhënat mbi aktivitetin e shitësve të palëve të treta nuk duhet të përdoren për përfitime të Amazonit kur ai vepron si konkurrent i këtyre shitësve”, tha Vestager.

Komisioni Evropian e ka hetuar Amazonin që nga korriku i vitit të kaluar, pas ankesave nga tregtarët.

Advertisement

Në muajin gusht, shefi i Amazonit, Jeff Bezos, është bërë njeriu më i pasur në botë, me një pasuri prej më shumë se 200 miliardë dollarësh.

Çmimi i aksioneve të Amazonit është rritur gjatë pandemisë së koronavirusit. Rel

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy