Apple lanson sistemin e ri operativ për iPhone

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjiganti teknologjik Apple ka lansuar versionin final të sistemit të ri operativ, iOS 14, për iPhone.

Ai është në dispozicion për shkarkim dhe mund të funksionojë te telefonat iPhone 6S dhe më të rinj. Nëse një pajisje përkrah sistemin iOS 13, ajo mund të përkrahë edhe versionin e ri.

Kompania ka lëshuar përditësimet edhe për iPad, Apple Watch e Apple TV. Këto ndryshime kanë zënë në befasi zhvilluesit, sepse zakonisht kompania tregon një javë më herët ose dy para lansimit të sistemeve të reja operative, ndërsa këtë herë e ka bërë me vetëm një ditë dallim.

Për këtë arsye, zhvilluesit janë ankuar që nuk kanë pasur kohë të rregullojnë gabimet e mbetura.

Advertisement

Për të marrë sistemin e ri operativ, përdoruesit duhet të klikojnë në “Settings – General – Software Update”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy