Arsyet pse duhen ricikluar pjesët përbërëse të telefonave inteligjentë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arsyet pse duhen ricikluar pjesët përbërëse të telefonave inteligjentë

Nganjëherë, njohja e gjërave është e mjaftueshme për të ndryshuar sjelljen mbi to.

Për këtë, e përditshmja “Corriere della Sera” ka marrë në shqyrtim telefonin inteligjent.

Përveç 11 gram hekur dhe 95 të tjera plastikë, ai përmban mesatarisht 250 miligram argjend, 24 miligram ar, nëntë miligram paladium, nëntë gram bakër dhe 3.5 gram kobalt, 70/80 gram materiale pak a shumë të çmuara.

Të rralla sidomos për përqendrimin e tyre të ulët. Në natyrë ato shoqërohen me elementë të tjerë nga të cilët duhen ndarë me teknika invazive, si përdorimi i acideve, temperaturat e larta apo thithja e gazit.

Advertisement

Ndonjëherë ato shoqërohen me minerale radioaktive, si toriumi ose uraniumi dhe procesi i ndarjes prodhon rrezatim jo të papërfillshëm.

Pastaj, duhet të pastrohen dhe për një ton duhen dyqind metër kub ujë, i cili mbushet me acide dhe metale të rënda.

Për t’u asgjësuar, ato duhet t’i nënshtrohen trajtimeve kimiko-fizike të gjata dhe të shtrenjta që shpesh nuk bëhen.

Kështu, për vetëm një telefon inteligjent duhet të gërmohen të paktën 30 kilogram shkëmb.

Advertisement

Dhe duke qenë se rreth një miliardë e gjysmë telefona inteligjentë të rinj shiten në mbarë botën çdo vit, këtu bëhet fjalë për 45 milionë tonë për të nxjerrë mesatarisht 36 tonë ar, 375 argjend, 13.5 paladium, 13 mijë e 500 bakër dhe 5 mijë e 250 kobalt.

Thuajse e gjithë kjo nxirret kryesisht në Afrikë dhe Kinë, shpesh pa asnjë rregull dhe për rrjedhojë me dëmtime serioze në ekosistemin natyror.

Por për çfarë përdoren këto materiale?

Afro 50 për qind e një telefoni inteligjent është bërë nga materiali plastik, veçanërisht në trup ku ka edhe magnez dhe bor për t’i rezistuar nxehtësisë.

Advertisement

Ekrani me prekje i detyrohet pranisë së kallajit dhe indiumit. Xhami përmban alumin dhe silicë. Nuancat e gjalla të ngjyrave garantohen nga sasi të vogla të ittriumit, europiumit, gadoliniumit, lantanit dhe terbiumit.

Kurse bateria përmban litium, kobalt, alumin, oksigjen dhe karbon.

Në elektronikën e brendshme, bakri përdoret për instalime elektrike telefonike, së bashku me arin dhe argjendin që formojnë komponentët mikroelektronikë.

Kurse nikeli dhe silikoni formojnë mikroprocesorin. Dhe për të kaluar tensionin përdoret arseniku, fosfori, antimoni dhe galiumi, të cilët përdoren për altoparlant dhe mikrofon. Për të bërë saldimin përdoret një përzierje argjendi, bakri dhe kallaji.

Advertisement
Sa telefona inteligjentë riciklohen?

Veç 15 për qind e telefonave inteligjentë riciklohen, megjithëse 96 për qind e materialeve janë të rikuperueshme, dallon “Corriere della Sera”.

Ndërsa 36 për qind gjejnë një përdorim të dytë dhe 49 për qind përfundojnë në landfille, ose harrohen në një sirtar shtëpie.

Riciklimi i një pajisjeje të vetme shmang emetimin e 0.8 kilogrami karbon çdo vit dhe kursimin e një kilovat për orë energji, por shumë pak bëhet sepse sa më shumë të jetë e vogël pajisja, aq më komplekse dhe më të shtrenjta janë sistemet që mund të çmontohen dhe rikuperohen.

Megjithatë, me plastikën mund të ribëhen këllëf, argjendin e hekuri mund të përdoren në industrinë e çelikut, kobalti për bateritë e reja dhe bakri mund të përfundojë në tharëse flokësh, pjese makinash ose kabllo elektrike, tregon “Corriere della Sera”.

Advertisement

Një nga elementët më të rikuperuar është ari, sepse nxjerrja e tij nga pajisjet elektronike është më fitimprurëse se miniera. Një gram i vetëm mund të merret nga 36 telefona celularë, kundrejt përpunimit të 100 kilogram mineral të papërpunuar.

Nëse do të rikuperoheshin materialet e të gjithë telefonave inteligjentë të shitur në botë në një vit, vlera e tyre ekonomike do të ishte rreth 8.4 miliardë euro.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy