Bëhuni gati për kampionatet e ardhshme sportive!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bëhuni gati për kampionatet e ardhshme sportive!

Televizori është padyshim pajisja kryesore e çdo salloni të një shtëpie moderne, veçanërisht në kohën e kampionateve të mëdha sportive. Dhe teksa i afrohemi, është koha të zgjedhim televizorin më të mirë të madhësisë së duhur, në mënyrë që të mos humbasim asnjë moment të rëndësishëm.

Bëni tifo nga shtëpia juaj

Kur zgjidhni një televizor, duhet të jeni realist, sepse pavarësisht idesë “sa më i madh, aq më i mirë”, duhet të keni parasysh edhe madhësinë e ambientit tuaj. Qëllimi është që të zgjidhni televizor sa më të madh në raport me këndin e shikimit, i cili duhet të zërë 40% të fushës së shikimit. Gjithashtu, duhet të merret parasysh distanca midis divanit dhe televizorit.

Sugjerimi më i mirë është televizori Samsung Neo QLED që vjen me ekrane të mëdha në rezolucione të pabesueshme 4K dhe 8K, të cilat do t’ju japin ndjesinë e të qenit në tribunë.

Mos humbisni asnjë detaj të ndeshjes

Modelet më të fundit të Neo QLED TV zbulojnë detaje të fshehura dhe kontrast të ngjyrave, në mënyrë që asnjë detaj të mos humbasë në çfarëdo niveli shkëlqimi, dhe që ngjyrat të mbeten të përsosura. Falë teknologjisë Quantum Dot që analizon nivelin e dritës në skenë dhe optimizon ngjyrat në ekran, mund të jeni të sigurt se nuk do të humbni asnjë detaj sportiv teksa brohorisni për lojtarët tuaj të preferuar. Kjo veçori ju ofron pamje të përshtatura me televizorin në mjedisin tuaj.

Advertisement

Për detaje vizuale edhe më të përparuara dhe një shfaqje më reale të pamjeve televizive kujdeset procesori Neo Quantum Pro 8K i mundësuar nga inteligjenca artificiale. Përveç kësaj, modelet e reja të Neo QLED TV janë fuqizuar me një miliard hije të sakta dhe vëllim 100% të ngjyrave, të cilat me ndihmën e teknologjisë Quantum Dot, ju lejojnë të përjetoni botën në ngjyrat e saj nga komoditeti i shtëpisë tuaj.

Ndriçimi i shkëlqyer i figurës do të sigurojë shikimin ideal të përmbajtjes sportive gjatë gjithë ditës, pavarësisht nga niveli i dritës në mjedis. Eventet sportive janë gjithmonë plot adrenalinë dhe shpejtësi, prandaj do të keni gjithmonë transmetimin më të rrjedhshëm të pjesëve kulminante të lojës, falë shpejtësisë së rifreskimit prej 120 Hz.

Televizorët Neo QLED janë të certifikuar “Eye Care”, ndaj dhe nuk do të ndjeni lodhje të syve në asnjë moment. Këto pajisje sjellin jo vetëm cilësinë e shkëlqyeshme të imazhit, por edhe kujdesin për shikimin.

Shijoni tingujt e festës

Zhurma brenda ose jashtë shtëpisë gjatë brohoritjeve të pasionuara nuk është problem nëse keni një televizor Neo QLED. Me ndihmën e optimizimit automatik të tingujve, që përshtaten në hapësirë, ju mund të dëgjoni tingujt në mënyrë të përsosur edhe kur dikush në shtëpi po pastron me fshesë me korrent, ose kur jashtë ka zhurmë. Teknologjia e zërit SpaceFit analizon mjedisin e dhomës për të rregulluar automatikisht tingullin e televizorit – ju thjesht ndizeni dhe lëreni atë të bëjë pjesën tjetër për ju.

Advertisement

Përveç kësaj, cilësia e zërit të objektit sigurohet nga teknologjia Object Tracking Sound Pro (OTS Pro), e cila siguron që tingulli të ndjekë veprimin dhe ta transmetojë atë me saktësi në altoparlantë. Active Voice Amplifier, qëllimi i të cilit është të analizojë zhurmën nga mjedisi dhe të amplifikojë më tej zërat në ekran, është inkorporuar në Neo QLED në mënyrë që asgjë mos ta bëjë të vështirë dëgjimin e komentatorit të ndeshjes.

“Stërvituni” me duele virtuale

Kur dëshironi të përgatiteni para një ndeshje të rëndësishme, ose të përjetoni adrenalinë, luani një ndeshje virtuale futbolli në televizorin tuaj Neo QLED përmes një leve ose tastiere. Nëse nuk e keni provuar ende magjinë e botës virtuale, televizori i shkëlqyeshëm Samsung Neo QLED është ideal për këtë. Opsioni Super Ultrawide Game View siguron një pamje të gjerë të së gjitha skenave në videolojëra, ndërsa teknologjia Object Tracking Sound shpërndan zërin në dhomë sipas skenave. Për të mbajtur gjithçka nën kontroll, jo vetëm gjatë lojërave por edhe gjatë shikimit të filmave tuaj të preferuar, Neo QLED ju siguron një shpejtësi rifreskimi prej 120 hz.

Në fund, do të jeni në gjendje të kaloni lehtësisht midis mënyrës lojës dhe shikimit me telekomandën inovative me energji diellore. Telekomanda karikohet vetë, kështu që ju nuk keni pse të shqetësoheni për blerjen e baterive.

Përfitoni nga oferta promocionale, ku me blerjen e televizorit Samsung Neo QLED 2021, mund të merrni një garanci të zgjatur për pesë vjet deri më 30.06.2021. Gjithashtu, në prag të kampionateve të mëdha të futbollit, Samsung vjen me një ofertë të parezistueshme. Me blerjen e  Neo QLED, QLED dhe Crystal UHD 75″ ose më të madh, deri më 11.07.2021, ju do të përfitoni një soundbar dhuratë! Për t’u kualifikuar për dhuratën, ju duhet të regjistroni blerjen tuaj në adresën [email protected]. Listën e detajuar të pajisjeve dhe më shumë informacion do t’i gjeni në https://www.samsung.com/al/offer/big-screen-tvs-soundbar-promo-2021/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy