Nikoll Lesi: Bëhuni gati, në tetor do kemi zgjedhje vendore. Rama fluturon me presh, por tani i ka hyrë frika

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nikoll Lesi: Bëhuni gati, në tetor do kemi zgjedhje vendore. Rama fluturon me presh, por tani i ka hyrë frika

Pasi nuk i doli parashikimi për zgjedhje të parakohshme parlamentare (të cilat sipas tij, gjithësesi do mbahen para kohe, jo në qershor, po një muaj më parë, në maj), Nikoll Lesi këtë të hënë ka bërë një parashikim për zgjedhjet vendore.

Ai thotë se Rama ka vendosur të mbajë zgjedhje të parakohshme vendore në tetor, për të pasur mundësi që të fitojë mandatin e tretë si kryeministër.

“Burime shumë konfidenciale tregojnë se këshilltarët e tij dhe disa të huaj e kanë bindur kryeministrin Rama që në tetor të këtij viti të zhvillojë zgjedhjet vendore, të cilat i mori me 30 qershor 2019 si një parti komuniste, me një kandidat. Por Rama në këtë rast nuk ka hallin e demokracisë, pasi atë e ka shkatërruar dhe rrëzuar përtokë, duke e fundosur me rastin e Teatrit Kombëtar, por ai bluan tjetër hall. Ai do mandatin e tretë si kryeministër. Ai nuk duron dot që të humbë, ndonëse të gjitha sondazhet e çojnë në një humbje marramendëse, ku nuk kap as rezultatin më të dobët të PD, në vitin 2017.

Ndaj që të mos shkojë në zgjedhjet parlamentare të prill-maj 2021 (pasi zgjedhje nuk do ketë nga qershori deri në gusht) si daci në kos, po merr masa testimi në tetor të këtij viti ku do të zhvillojë zgjedhjet vendore. Me këtë rast edhe shfryn mllefin popullor me vendoret, që natyrisht do t’i humbasë, por edhe pret koka në Tiranë e në rrethet duke ia hedhur popullit socialist, dhe fërkon duart në Surrel për të korigjuar emra, kandidatura, politika, qeverinë për zgjedhjet politike në prill-maj 2021.

Advertisement

Më në fund duket se i kanë ardhur mendtë kryeministrit, që shumë herë fluturon me arrogancë e me presh në …!

Edi Rama është i detyruar ta bëjë këtë skemë që të mos shkojë në zgjedhjet politike drejt e në gropë ku nuk e nxjerr më as Sandër Lleshi, as Spiropali, as Veliaj, as Agaçi etj, pasi të gjithë marrin arratinë për të shpëtuar veten. Historia politike e këtyre 30 viteve ka dhënë prova se ata gjoja më besnikët të braktisin të parët.

I pyetur nga Koha Jonë për këtë skemë të re të kryeministrit, ish-ministri Manjani thekson se Rama është i humbur, por nëse e bën këtë lëvizje atëherë kryeministri synon me djallëzi të arrijë këto objektiva:

1-Shfryn helmin e akumuluar me kokën e Erion Veliajt dhe të tjerëve.

Advertisement

2-Transferon përgjegjësinë duke prerë kokat e tyre.

3-Josh paksa opozitën.

4-Shikon më qartë realitetin se ku është para se të futet në zgjedhje politike.

5-Natyrisht merr masa drastike për zgjedhjet parlamentare.

Advertisement

Këto sqarime dha Ylli Manjani.

Të njëjtat burime sqaruan se kryeministri do t’i shpallë zgjedhjet vendore, gjoja sikur po plotëson kërkesat e opozitës dhe disa ndërkombëtarëve, por në të vertetë ka hallin e karriges së tij”, shkruan Lesi.

Ku i dihet, mbase i del parashikimi këtë radhë!

(TemA)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy