Beteja mes “titanëve”, Meta e Zuckerberg-ut gati aplikacionin rival për Twitter-in e Musk-ut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Meta e Mark Zuckerberg-ut ka njoftuar të premten se është duke krijuar një rrjet të ri social në të cilin përdoruesit do të mund të bëjnë postime ne numër të kufizuar karakteresh, njëlloj si Twitter-i i Elon Musk.

Një zëdhënës i Meta-s konfirmoi për Reuters se kjo do të jetë një mundësi për një hapësirë të ndarë ku njerëzit të shpërndajnë “lajme” të reja rreth jetës së tyre apo tema me interes.

Emri i aplikacionit të ri nuk dihet ende, por pritet që të jetë i ngjashëm me konstruktin e Mastodon-in, një shërbim i ngjashëm me Twitter, që u hodh në treg në vitin 2016.

Një aplikacion i ngjashëm me Twitter-in do t’i lejonte Meta-s që të përfitonte nga kaosi aktual i kompanisë që drejtohet nga Elon Musk, ku edhe ka pasur pushime në masë nga puna.

Advertisement

Në këtë aplikacion, njerëzit mund të logohen me të njëjtat të dhëna që kanë në Instagram.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy