Bie messengeri i Facebookut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Messengeri i Facebookut, një prej aplikacioneve më të popullarizuar në botë për shkëmbim të mesazheve, aktualisht nuk po punon në pjesën më të madhe të Evropës, njoftojnë mediat e huaja.

Shumë shfrytëzues janë ankuar në mënyra të ndryshme përmes rrjeteve sociale, se ky aplikacion që përdoret nga qindra miliona njerëz, nuk po punon.

Kjo dëshmohet edhe nga harta e problemeve të paraqitura në faqen “Downdetector”.

Më së shumti probleme janë paraqitur në Evropë e Japoni, por të tilla janë paraqitur edhe në SHBA dhe Australi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy