Diagnostikimi i kancerit të gjirit me inteligjencë artificiale, i sigurt dhe i shpejtë sa dy radiologë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përdorimi i inteligjencës artificiale në diagnostikimin e kancerit të gjirit është i sigurt dhe pothuajse mund të përgjysmojë ngarkesën e punës së radiologëve.

Kanceri i gjirit është kanceri më i zakonshëm në mbarë botën, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, me më shumë se 2.3 milionë gra që diagnostikohen me këtë sëmundje çdo vit.

Depistimi mund të përmirësojë prognozën dhe të zvogëlojë vdekshmërinë duke e zbuluar kancerin e gjirit në një fazë më të hershme dhe më të trajtueshme.

Rezultatet paraprake të një studimi të madh tregojnë se shqyrtimi i Inteligjencës Artificiale vlen sa dy radiologë që punojnë së bashku, nuk rrit rezultatet false dhe pothuajse përgjysmon ngarkesën e punës.

Advertisement

Rezultatet e analizave të përkohshme të këtij lloji, që përfshin më shumë se 80,000 gra, u botuan në revistën Lancet Oncology.

Ky studim i fundit, gjatë së cilit u ndoqën gra të një moshe mesatare 54 vjeç në Suedi, ndryshon nga rastet e tjera pasi krahason drejtpërdrejt shqyrtimin e asistuar nga AI me praktikën standarde.

Gjysma e mamografive u vlerësuan nga dy radiologë, ndërsa gjysma tjetër u vlerësuan nga rishikimi i asistuar nga AI, i ndjekur nga interpretimi prej një ose dy radiologëve.

Në përgjithësi, 244 gra (28%) ekzaminimi i të cilave u bë nga Inteligjenca Artificiale u zbulua se kishin kancer krahasuar me 203 gra (25%) të ekzaminuara me metodën standarde. Kjo rezultoi në zbulimin e 41 kancereve të tjera me mbështetjen e Inteligjencës Artificiale.

Advertisement

Përdorimi i Inteligjencës Artificiale nuk krijoi raste pozitive false. Norma e “false positive” ishte 1.5% në të dy grupet.

U bënë gjithashtu 36,886 më pak lexime në ekran nga radiologët në grupin e AI krahasuar me grupin e zakonshëm të kujdesit, duke rezultuar në një ulje prej 44% të ngarkesës së leximit të ekranit të radiologëve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy