minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Duhet të ishte përgjigja kineze ndaj Chat GPT, prezantimi dështon bujshëm - Struga.info


Duhet të ishte përgjigja kineze ndaj Chat GPT, prezantimi dështon bujshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Duhet të ishte përgjigja kineze ndaj Chat GPT, prezantimi dështon bujshëm

Teknologjia e inteligjencës artificiale po përparon në mënyrë të jashtëzakonshme dy vitet e fundit, dhe nuk ka më asnjëri që të paktën nuk ka dëgjuar termin Chat GPT.

Por programi i lançuar në nëntorin e vitit 2022 nga kompania Open AI, e financuar nga disa nga biznesmenët më të njohur në planet, po sheh edhe kundërshtarë nga e gjithë bota, kryesisht nga vendet aziatike. Kina mban normalisht titullin e vendit me më shumë imitacione të produkteve të suksesshme perëndimore, por mesa duket për sa i përket Chat GPT duket sikur po dështon.

Robin Li

Këtë javë ishte parashikuar prezantimi i aplikacionit Ernie, i ngjashëm me Chat GPT, por gjerat nuk shkuan ashtu siç duhej.

Aplikacioni i shoqërisë kineze Baidu duhet të performonte live për të treguar aftësitë e saj analitike në gjuhën kineze, duke përmbledhur përshembull  një libër fantastik-shkencor, por në momentin e fundit administratori Robin Li tregoi se performanca ishte në fakt e regjistruar, zyrtarisht ”për të fituar kohë”.

Advertisement

Kjo ishte një lëvizje e gabuar nga Baidu, që ra në bursë me 10% në pak orë, duke ulur në minimum mundësinë që të përfaqësojë një alternativë të besueshme ndaj Chat GPT.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy