Elon Musk ofron miliarda dollarë për të blerë Twitter

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Elon Musk raportohet të ketë bërë një ofertë për të blerë Twitter. Sipas dokumenteve të ofertës së dorëzuar nga sipërmarrësi afrikano-jugor, ai ofron 54,20 dollarë për aksion, duke e vlerësuar kështu kompaninë me 43,4 miliardë dollarë.

Javën e kaluar, Musk zbuloi se kishte blerë në fund të janarit 9,1% të aksioneve të Twitter, për 2,6 miliardë dollarë.

Musk tha se kjo ishte oferta e tij përfundimtare dhe shtoi se nëse nuk do të pranohet, atëherë do të rimendojë edhe një herë pozicionin e tij si aksioner.

“Kam investuar në Twitter sepse besoj se ka potencial që të bëhet platforma e fjalës së lirë në të gjithë globin dhe besoj se liria e shprehjes është thelbësore për një demokraci funksionale”, tha Musk në një letër dërguar Twitter-it. “Sidoqoftë, pasi investova paratë e mia kuptova se kompania nuk do të mund të lulëzojë në formën që është sot. Twitter duhet të transformohet si një kompani private”.

Advertisement

Letra iu dërgua Bret Taylor-it, kreut të bordit të Twitter, jo CEO-s Parag Agrawal, i cili e mori vjeshtën e kaluar këtë detyrë. Musk e mbyll kështu: “Twitter ka potencial të jashtëzakonshëm. Do t’ia çliroj unë”.

Twitter publikoi një deklaratë të enjten duke konfirmuar se kishte marrë ofertën dhe tha se bordi do ta shikojë me kujdes propozimin për të vendosur se çfarë do të bëjë.

Që prej publikimit të lajmit, aksionet e Twitter u rritën me 13%, por më pas gjatë ditës shifra zbriti në 7%, çka sugjeron që investitorët kishin dyshime nëse oferta do të pranohej, por analistët besojnë se do të jetë e vështirë t’i thuash “jo” kësaj oferte.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy