Elon Musk, ultimatum stafit të Twitter: Punoni fort, ose largohuni!

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtori i Përgjithshëm i rrjetit social Twitter Elon musk u ka kërkuar punonjësve të punojnë me orar të zgjatur, ose të japin dorëheqjen dhe të marrin 3 muaj kompensim. Përmes një e-maili, Musk paralajmëroi stafin që t’i përkushtohej një kulture të punës me orar të gjatë, ose të largohej.

“Vetëm me një performancë të jashtëzakonshme do të jetë e mundur të krijohet një Twitter 2.0 ”, thuhet në e-mail.

Musk u kërkoi punonjësve që të shprehin zyrtarisht dëshirën e tyre për të marrë pjesë në Twitter-in e ri përmes një linku: kushdo që nuk e bën këtë deri në orën 17:00 të së enjtes 17 nëntor “do të marrë tre muaj pagesa likujdimi dhe do të largohet”.

Ultimatumi në të gjithë kompaninë vjen pasi Musk shkarkoi pa paralajmërim drejtuesit kryesorë të kompanisë, gjysmën e punonjësve me kohë të plotë të kompanisë (rreth 3700 persona) dhe shkurtoi numrin e kontraktorëve që punojnë me kompaninë.

Advertisement

Ishte e qartë se Twitter do t’i nënshtrohej një revolucioni, edhe nga pikëpamja e punësimit. Elon Musk ka kontribuar edhe në rastin e diskutueshëm të shkarkimit “ad personam” të tre punonjësve, një prej të cilëve madje ishte drejtim në Twitter. Të dielën, shefi i Teslas kërkoi falje në platformë për ngadalësinë e tepërt të shërbimit të regjistruar në shumë vende, duke marrë korrigjimin në kohë reale nga një punonjës në bisedë. Përgjigja e Musk ishte e rrufeshme: “Je pushuar nga puna”. Shkëmbimi i tweet-eve u anulua më vonë, por disa përdorues ndërkohë e kishin fotografuar dhe ripublikuar atë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy