FOTOT: Shtëpia 3D që frymëzohet nga grerëzat

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ndotje zero, mbetje zero, materiale natyrore, teknologji shumë e lartë. Kështu është ndërtuar Tecla, një shtëpi e tërë në tokë të papërpunuar me një formë të dyfishtë bunkeri, me rreth 70 metra katrorë. Ajo u ndërtua me printerë të shumtë 3D që punuan njëkohësisht. Dizajni është nga studioja MC A e arkitektit Mario Cucinella, njohuritë teknike nga kompania WASP e Massa Lombarda (Ravenna), e specializuar në printera 3D, teknika është huazuar nga grerëzat të cilat përziejnë tokën me pështymën për të ndërtuar foletë e tyre. Një makinë përzien tokën me biomateriale të tjera të tilla si kashtë orizi dhe më pas printeri, me teknikën e nxjerrjes, depoziton qindra shtresa të materialit që krijojnë muret dhe strukturën, nën drejtimin e një softueri: 200 orë punë dhe shtëpia është bërë gati.

Teknologjia e Tecla është prej balte dhe u zhvillua duke shfrytëzuar kërkimin e ndërmarrë nga “SOS – School of Sustainability” një kurs profesional i themeluar nga Cucinella që ndërthur arsimin, kërkimin dhe praktikën. Rezultati i këtij studimi është një modul strehimi që revolucionarizon idenë që kemi për shtëpinë, që do të ndërtohet kudo që të jeni në botë me materiale të gjetura direkt në vend, të ndërthurura me ekspertizë. “Sot kemi njohuri për të ndërtuar pa ndikim me një klik të thjeshtë”- tha Massimo Moretti, themeluesi i WASP. Teknologjia tani është në shërbim të njeriut dhe shtëpia si e drejta e lindjes është një realitet”.

Sipas krijuesve të tij, projekti përfaqëson “një perspektivë të paparë për ndërtimet dhe vendbanimet e reja, në të cilat vlera e lëndëve të para lokale përforcohet me dizajn digjital”, shkruajnë ata në një shënim. Zgjidhja e kupolës së dyfishtë ka bërë të mundur që të mbulohen në të njëjtën kohë struktura, kopertura dhe veshja e jashtme, duke e bërë konstruksionin shumë performues në të gjitha aspektet”.

Për të krijuar një modul strehimi të tillë si Tecla, nevojiteshin 350 shtresa prej 12 mm tokë të papërpunuar të përzier, 60 metra kub materiale natyrore për një konsum mesatar më të vogël se 6 kw. Procesi i ndërtimit mund të përsëritet në sajë të kompletit të ndërtimit të zhvilluar nga WASP, i përbërë nga printerë të shumtë 3D dhe një sistem për marrjen, përzierjen dhe pompimin e materialeve. Gjithçka mund të mbushet dhe transportohet në një enë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy