Gjeneron miliarda në kriptomonedha, SHBA dhe Gjermania godasin “parajsën” e hakerëve rusë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Departamenti i Thesarit amerikan deklaroi se është ndërmarrë një nga operacionet më të mëdha për të goditur tregtinë në të ashtuquajturin “dark web”, ato pjesë të Internetit e fshehur për pjesën më të madhe të personave, por ku mund të tregtohet praktikisht çdo gjë ilegale, shpesh herë me anë të kriptomonedhave.

Në rastin konkret, bëhet fjalë për një network rus të quajtur Hydra, aktiv nga viti 2015 dhe i aksesueshëm vetëm përmes disa programe specifike, që është përdorur për trafiqe të ndryshme ilegale për një vlerë paraprake që përllogaritet në rreth 6 miliardë dollarë në bitcoin dhe kriptomonedha të tjera.

Hydra, aktiv nga viti 2015 dhe i aksesueshëm vetëm përmes disa programe specifike, që është përdorur për trafiqe të ndryshme ilegale për një vlerë paraprake që përllogaritet në rreth 6 miliardë dollarë në bitcoin

Të paktën 8 milionë dollarë nga ky lum parash është identifikuar nga autoritetet amerikane si fond për kompani hakerësh që kanë goditur kompani në SHBA.

Një operacion paralel kundër Hydra u zhvillua edhe në Gjermani, duke mbyllur disa servera dhe duke kryer sekuestron e 25 milionë dollarëve në kriptovaluta.

Advertisement

Rusia është shqetësim i madh për shkak se cilësohet si një parajsë për hakerat, shpesh herë e toleruar dhe madje e nxitur nga Kremlini si armë kundër shteteve të ndryshme.


Gjeneron miliarda në kriptomonedha, SHBA dhe Gjermania godasin “parajsën” e hakerëve rusë

“Bomba” kibernetike, arma ruse që frikëson më shumë Perëndimin

Advertisement

“Mundësia që këtyre kriminelëve për të vepruar të patrazuar në territorin rus, është shqetësuese për Shtetet e Bashkuara”, deklaroi Sekretarja e Thesarit Janet Yellen.

Sulmet kibernetike po përdoren edhe në konfliktin ukrainas. Pritet që Shtëpia e Bardhë të financojë Kievin për asistencën kundrejt këtyre sulmeve. Javën e kaluar, hakerët rus goditën një nga kompanitë kryesore të telekomunikacionit në vend, duke e çuar atë në rreth 13% të kapacitetit që kishte para konfliktit.  

Advertisement

jaker 1144x720

Play

Shqipëria, e pambrojtur ndaj sulmeve kibernetike

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy