Google dhe Twitter zotohen se do të bllokojnë dezinformatat nga zgjedhjet në SHBA

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Google dhe Twitter kanë thënë se do të bllokojnë dezinformimin në internet para zgjedhjeve të SHBA-së.

Platformat presin se do të ketë vërshim të pretendimeve të rreme dhe postime mashtruese para votimeve të nëntorit.

Twitter ka thënë se planifikon të fshijë të gjitha postimet që lidhen me zgjedhjet dhe që janë të pasakta, raporton BBC.

Google nga ana tjetër ka thënë se do të shfaq më shumë rezultate automatike për të shmangur mashtrimin e votuesve, veçanërisht raportet të cilat pretendojnë të shpallin fitore të hershme.

Advertisement

Të enjten, Google tha se informacionet e pasakta për rezultatet e zgjedhjeve nuk do të shfaqen tek kërkimet, transmeton KOHA.

Ndryshimet në Twitter po ashtu mund të ndikojnë në postimet që paralajmërojnë fitore para certifikimit të rezultateve, bashkë me postime mashtruese.

Kompanitë e rrjeteve sociale kanë qenë nën presion për të luftuar dezinformimin pasi agjencitë e inteligjencës së SHBA-së kishin deklaruar se Rusia ka përdorur platformat e saj për të ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy