Hakerat e Penianit nuk përmbahen, i vjedhin 600 milionë dollarë kriptovaluta një kompanie të vetme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hakerat e Penianit nuk përmbahen, i vjedhin 600 milionë dollarë kriptovaluta një kompanie të vetme

Vëmendja e opinionit publik është e përqendruar në dinamikat e luftës në Ukrainë, por është një tjetër shtet që i ka shpallur luftë ekonomisë botërore. Fushëbeteja e kësaj lufte nuk ndodhet në brigjet e Odesës dhe Mariupolit, por në web dhe në “minierat” e kriptomonedhave.

Bëhet fjale për Korenë e Veriut, që po korr suksese të njëpasnjëshme me disa grupe hakerash të bazuar në atë vend, si APT38 dhe veçanërisht Lazarus Group, të cilët pa u shqetësuar për kontrolle po vjedhin në emër të regjimit të Penianit qindra milionë dollarë në kriptomonedha.

Një raport i janarit vlerësonte në 400 milionë dollarë vlerën e këtyre sulmeve kibernetike, ndaj kompanive perëndimore, por së fundmi Lazarus Group ka arritur të kryej goditjen më të madhe në këtë fushë.

FBI amerikane denoncoi se në marsin e këtij viti, ky grup ilegal ka arritur të përvetësojë rreth 600 milionë dollarë në kriptomonedhën Etherium, një kompanie lojërash që lejon fitime në kriptovaluta, e quajtur Axie Infinity.  

Advertisement

Vit i suksesshëm për hakerat koreano-veriorë, vodhën 400 milionë dollarë në kriptovaluta

Advertisement

Hakerat kanë arritur të depërtojnë në të ashtuquajturën “urë”, pra një network që mundësoj përdoruesit të transferojnë kriptovaluta nga një blockchain në tjetrin, ose më saktë në librin publik që regjistron transaksionet në kriptovaluta.  


Hydraaa 1280x720

Advertisement

Gjeneron miliarda në kriptomonedha, SHBA dhe Gjermania godasin “parajsën” e hakerëve rusë

Peniani i Kim Jong Un po përfiton shuma të mëdha për të financuar politikat e tij agresive, si dhe testimet tejet të kushtueshme të raketave bërthamore. Përllogaritet që vetëm Lazarus Group të ketë vjedhur më shumë se 1.2 miliard dollarë në këtë formë, duke vënë seriozisht në pikëpyetje sigurinë shkëmbimeve ndërkombëtare në kriptovaluta.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy