Hakerat janë pas jush nëse postoni foto me kafshët shtëpiake në Instagram

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Së fundmi përdoruesit e Instagramit po paralajmërohen që të mos postojnë fotografi me kafshët e tyre shtëpiake pasi i vendos ata në rrezik për mashtrim.

Një hulumtim i kryer nga banka Santander ka zbuluar se ndjekja e “personave të famshëm” dhe prirja e tyre për të postuar sa më shumë foto me kafshët e tyre shtëpiake po i tërheq hakerat.

Santander UK dhe OnePoll anketuan 2,000 njerëz dhe zbuluan se gati 90 për qind e njerëzve nën moshën 25 vjeç thanë se postojnë informacione personale, përfshirë moshën e tyre ose emrin e kafshës në mediat sociale, transmeton oranews.

Për më tepër, një në dhjetë persona nën moshën 25 vjeç kanë ndarë emrin e një kafshe në Instagram dhe e kanë përdorur atë emër si fjalëkalim.

Advertisement

Në të njëjtin sondazh, u zbulua se më shumë se një e katërta e llogarive në Instagram të ndjekura nga grupmosha i përkasin personave të famshëm, dhe një e treta e moshës 18 deri në 24 vjeç thanë se ata përdorën një postim në Instagram të famshëm si frymëzim për të tyret.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy