Hakohet faqja në internet e medias shtetërore ruse

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Faqja e internetit e Agjencisë Shtetërore Ruse të Lajmeve, TASS, duket se është hakuar.

Sipas Reuters, para se të bllokohej totalisht, në të u shfaq mesazhi: “Ndalni këtë çmenduri, mos i dërgoni djemtë dhe burrat tuaj drejt vdekjes së sigurt. Putin po na detyron të gënjejmë dhe po na vë në rrezik… Nuk është lufta jonë, le ta ndalim!”.

Mesazhi është fshirë tashmë dhe në faqen kryesore lexohet vetëm njoftimi se për momentin nuk ka akses në faqe.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy