Helikopteri “Ingenuity” ulet në sipërfaqen e Marsit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Helikopteri “Ingenuity” ulet në sipërfaqen e Marsit

Mini-helikopteri i NASA-s, “Ingenuity”, që mbërriti në Mars në shkurt i bashkangjitur në roverin “Perseverance”, sapo është shkëputur prej tij dhe tani është në sipërfaqen e Planetit të Kuq, njoftoi NASA.

“Helikopteri i Marsit është në sipërfaqe!”, shkroi në Tëitter laboratori i agjencisë hapësinore amerikane që menaxhon programin.

Ky helikopter ultra i lehtë, që duket si një dron i madh, mbërritur i palosur dhe i lidhur nën roverin Perseverance, që u ul në mars më 18 shkurt dhe qëndroi atje derisa rover arriti atje ku ai duhej të ngrihej në fluturim.

“Udhëtimi i tij prej 471 milionë kilometrash përfundoi me këtë kërcim të vogël prej 10 centimetrash nga barku i roverit në sipërfaqen e Marsit. Testi tjetër: mbijetesa natën”, shtoi laboratori.

Advertisement

Roveri “Perseverance” duhet të largohet nga helikopteri në më pak se 25 orë, sepse ai do të ketë nevojë për diellin për të furnizuar panelet e tij diellore me energji dhe kështu të jetë në gjendje të mbijetojë duke u ngrohur gjatë netëve të ftohta të Marsit.

Për dy ditët e ardhshme, ekuipazhi tokësor do të verifikojë që panelet diellorë po punojnë siç pritet, përpara se të fillojnë testimin e motorëve dhe sensorëve para fluturimit të parë, që nuk pritet të ndodhë deri më 11 prill.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy