Huawei hap qendër në Serbi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjiganti kinez i teknologjisë, Huawei, ka hapur Qendrën e Inovacioneve dhe Zhvillimeve në kryeqytetin e Serbisë, pak ditë pasi shteti serb u zotua në Shtëpinë e Bardhë se do të ndalojë përdorimin e pajisjeve 5G nga prodhues të pabesueshëm. E për SHBA-në, prodhues i pabesueshëm është pikërisht Huawei.

Në mbrëmjen e së hënës, kryeministrja serbe Ana Bërnabiq e shoqëruar nga ambasadori i Kinës në Serbi dhe presidenti i Huaweit për Ballkan, ka thënë se kjo qendër e Huaweit do t’i ndihmojë Serbisë përshpejtimin në transformimin digjital dhe do të shtyjë përpara inovacionin e kreativitetin në ekonominë e Serbisë.

“Kompanitë e mëdha ndërkombëtare kanë rol të jashtëzakonshëm në transformimin digjital të ekonomisë sonë, krahas sistemit të edukimit dhe kompanive të vogla lokale për inovacion. Partnerët e tillë janë kyç për ne, dhe një nga më të mirët dhe më të mëdhenjtë është kompania kineze, Huawei”, kishte thënë ajo.

Sipas Bërnabiqit, bashkëpunimi i Serbisë me Huawein nuk është i limituar vetëm në rrjetin 5G. Ajo ka thënë se edhe inteligjenca artificiale, digjitalizimi i shkollimit dhe prezantimi i qyteteve të mençura janë pjesë e projektit.

Advertisement

Ndërkaq e pyetur nëse pikat e marrëveshjes së Washingtonit do të kenë ndikim në raportet me Huawein, Bërnabiq ka thënë se Serbia s’është e interesuar në teknologjitë jo të besueshme, dhe se ajo kërkon një tender transparent për prezantimin e rrjetit 5G, dhe në respektim të standardeve ndërkombëtare, siç përcaktohet edhe me marrëveshjen e Washingtonit.

Më 4 shtator, Serbia dhe Kosova u zotuan se “do të ndalojnë përdorimin e pajisjeve 5G nga prodhues jo të besueshëm në rrjetet e tyre, e se nëse diçka e tillë ekziston në këto shtete, ato zotohen për t’i larguar”.

SHBA-ja e kishte akuzuar Huawein se mund të përdoret nga Kina për spiunim, përmes pajisjeve të veta 5G. Washingtoni ua ka ndaluar kompanive amerikane të bëjnë biznes me Huawein dhe ka kërkuar nga aleatët e vet që të mos lejojnë përdorimin e rrjetit 5G të Huaweit.

Advertisement
Marrëveshja për mospërdorimin e pajisjeve 5G të furnizuara nga shitës…

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy