I sigurt, apo i frikshëm? Qeni roje i armatosur tregon çfarë mund të bëjë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një video e publikuar online e një qeni robot me një automatik të montuar në kurriz tregon anën e errët të shfrytëzimit të teknologjisë. Alexander Atamanov, themeluesi i një kompanie motorësh fluturues, publikoi pamjet e një qeni robot, që mund të blihet për 3000 dollarë në Aliexpress, të cilit i ishte montuar një armë në kurriz.

Roboti, i ngjashëm me atë të kompanisë amerikane Boston Dynamics, lëviz me zhdërvjelltësi teksa qëllon plumba nga arma ruse PP-19 Vityaz, e ngjashme me kallashnikovin.

Në një tjetër postim në rrjetet sociale, Atamanov tregon se qeni mund të përdoret jo vetëm si armë, por edhe si një “shërbëtor” për të mbajtur një filxhan kafe.

Kompania Boston Dynamics, e cila qentë e saj robotë i reklamon për t’u përdorur edhe ne blegtori, ka deklaruar se nuk do t’i shesë qentë tek personat që kërkojnë t’i përdorin si armë.

Advertisement

Megjithatë, në një kohë kur ushtritë në të gjithë botën po zhvillojnë përdorimin e dronëve pa pilot dhe armëve të tjera robotike, duket e vështirë që një gjë e tillë të shmanget.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy