INVESTIGIMI/ 3 cent për çështje: Sa vlejnë të dhënat tona në “tregun e zi” të qendrave të call-center?!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
INVESTIGIMI/ 3 cent për çështje: Sa vlejnë të dhënat tona në “tregun e zi” të qendrave të call-center?!

Sipas një investigimi të kryer nga hetuesit e specializuar të Qendrës Kombëtare të Krimit Kibernetik për mbrojtjen e infrastrukturave kritike (Cnaipic) të Policisë Postare, të quajtur Open Data, në bashkëpunim me organet përkatëse të Napolit, Perugia, Ancona dhe Romë, është zbuluar një trafik të dhënash të klientëve të kompanive telefonike.

Deri në 1.2 milion të dhëna kanë kaluar nëpër duart e punonjësve jo të besueshëm, të cilët shfrytëzonin pozicionin e tyre për të konsultuar arkivat konfidenciale, një grup ndërmjetësues dhe një rrjet prej të paktën trembëdhjetë call center, kryesisht në Campania, duke i përdodur informacionet për të telefonuar klientët në kohën e duhur dhe duke i shtyrë ata të lidhnin kontrata me një kompani tjetër. Të dhënat bliheshin me 3,4 cent për çdo numër telefoni përkundër komisioneve të transferimit deri në 400 euro për çdo pajtim.

Për pasojë trembëdhjetë njerëz përfunduan nën arrest shtëpiak, u dhanë shtatë urdhra për paraqitje, plus gjashtë të dyshuar, në një operacion ku përfshiheshin 120 individë të Postës, të angazhuar në kërkime lokale dhe kompjuterike. Akuzat e bëra në kapacitete të ndryshme nga prokurorët Maria Teresa Gerace dhe Edmondo De Gregorio janë për qasje abuzive në sistemin IT, ndalim abuziv dhe shpërndarje të kodeve të aksesit.

Për më tepër, për herë të parë në Itali nga hyrja në fuqi e rregullës europiane të privatësisë, Gdpr, neni 167-bis është kontestuar, i cili prek ata që shpërndajnë në mënyrë të paligjshme të dhënat personale të përpunuara në një shkallë të gjerë, prandaj ruhen në arkiva të mëdha si ato të dërguara nga të dyshuarit. (Wired, scan)

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy