“Irlanda e Veriut? Na falni por nuk është në Mbretërinë e Bashkuar”, gafa e Amazon bën xhiron e rrjetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Irlanda e Veriut? Na falni por nuk është në Mbretërinë e Bashkuar”, gafa e Amazon bën xhiron e rrjetit

Irlanda e Veriut? Na vjen keq, por nuk është në Mbretërinë e Bashkuar”. Fjalinë nuk e ka menduar një nga liderët e partive që kanë trashëguar idealet e IRA, organizatës paraushtarake që deri në fillimin e mijëvjeçarit të ri tentoi me forcën e armëve të shkëpuste Belfastin nga qeverisja e Londrës zyrtare, të cilës i përket nga viti 1921, kur republika e Irlandës deklaroi pavarësinë.   

Përgjigja, që duket më së shumti qesharake, vjen nga call-centeri i një prej gjigantëve botërorë të shpërndarjes dhe shërbimeve, Amazon.

Chris Jones, një abonent i shërbimit “pay-per-view” të Amazon nga Irlanda e Veriut në fakt po protestonte për faktin se nuk mund të shihte dot ndeshjen e regbisë midis Anglisë dhe Gjeorgjisë. Si justifikim për këtë mangësi, operatori i Amazon, që nuk dihet ku ndodhej fizikisht, dha një përgjigje që e la klientin me gojë të hapur, veçanërisht për faktin se gabimi nuk buronte nga një defekt në lokalizimin e tij, por nga një injorancë gjeopolitike të çuditshme.

 “Na falni, por pasi kemi ekzaminuar vendndodhjen tuaj del që jeni rezident në Irlandën e Veriut. Ndeshja nuk mund të ndiqet aty në kanalin tonë sepse e rezervuar për klientët tonë në Mbretërinë e Bashkuar, dhe jo në territore të tjera”, ishte mesazhi në Twitter i Amazon Help.

Irlanda e Veriut, pjesë e Mbretërisë së Bashkuar

Episodi u bë viral pasi Jones e postoi në Twitter, dhe  ministri i Drejtësisë së Belfast e cilësoi në mënyrë ironike si “aksident diplomatik i shkaktuar nga Amazon”. Kompania e Jeff Bezos kërkoi ndjesë më vonë për gabimin, dhe ndoshta ka pajisur punonjësit e tij me një hartë politike.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy