‘Kërcënohet’ siguria e sistemit të kamerave që përdoret në çerdhet britanike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një sistem i kamerave online që u mundëson prindërve t’i shohin fëmijët e tyre derisa janë në çerdhe, u ka shkruar familjeve se ka ndodhur një shkelje e të dhënave dhe privatësisë.

NurseryCam ka thënë se incidenti ndodhi kur një person i tretë u fut në këto të dhëna pa leje, mirëpo gjithçka është mbyllur në mënyrë të menjëhershme, si masë paraprake..

Kompania me qendër në Guildford të Anglisë i tha BBC-së se shërbimi i saj është përdorur në rreth 40 çerdhe në tërë Mbretërinë e Bashkuar. Ajo kishte njoftuar edhe institucionin për të drejtat e informacionit.

NurseryCam ka thënë se për incidentin ka kuptuar të premten pasdite derisa shtoi se shërbimi do të pezullohej derisa të vendoset një rregullim i sigurisë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy