Kina i mbyll një tjetër “derë” Moskës, bllokon shitjen e mikroçipave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Që gjërat nuk po shkojnë mirë për presidentin rus Vlavimir Putin, dhe jo vetëm në fushëbetejën ukrainase, duket nga vendimi për të anuluar konferencën të fundvitit me mediat, një traditë që përsëritej prej 10 viteve.

Por fundviti po i jep lajme të hidhura Kremlinit jo vetëm nga fronti perëndimor, por edhe nga ai “lindor. Autoritetet kineze kanë deklaruar se kanë bllokuar dërgesat me mikroçipe për Rusinë, veçanërisht ato të tipit Loongson, që pretendon të konkurrojë me gjigantët Intel dhe AMD.

Tregu rus ishte në teori një burim interesant të ardhurash për industrinë kineze, veçanërisht pasi produktet perëndimore u bllokuan për shkak të masave pas pushtimit të Ukrainës.

Arsyetimi i vendimit, që do të vej në vështirësi të madhe tregun rus, është në dukje e qartë, sepse ata janë komponentë të domosdoshëm për zhvillimin e industrisë ushtarake. Një vendim që përfshin shumë vende të tjera, ose që mendohej se nuk do të vlente për Rusinë, aq sa shumë kompani ruse kishin testuar mikroçipet e gjeneratës së re,  dhe kishin filluar porositjet.

Advertisement

Pekini edhe pse në dukje mbështet Rusinë dhe kritikon qasjen perëndimore ndaj konfliktit në Ukrainë, në fakt ka refuzuar çdo mbështetje konkrete ndaj Moskës, duke ftohur marrëdhëniet që para këtij viti dukeshin në pikun e tyre prej dekadash.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy