“Kriptot shpëtuan Ukrainën, por nuk mund të shpëtojnë Rusinë”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ukraina ka marrë deri më tani ndihma të shumta financiare dhe ushtarake nga disa shtete të botës, por një tjetër ndihmë e konsiderueshme është vlerësuar edhe ajo në formën e kriptomonedhave, që arrin vlerën e rreth 100 milionë eurove.

Donacionet vijojnë të dërgohen në drejtim të Ukrainës, që prej tre javësh tashmë është në luftë. Kjo lëvizje e kriptove, sipas ekspertes Denisa Kele, bëri edhe që vlerat e monedhave digjitale, pas një rënieje të ndjeshme, të rimarrin veten.

“Rusia është vendi i tretë në botë, pas SHBA-së dhe Kazakistanit, për madhësinë e minierave që prodhojnë Bitcoin. Shumë investitorë menduan që minierat do të prisheshin dhe do të kishte rënie”, shpjegoi Kele në Ditarin e A2 CNN. “Tani lëvizjet e kriptovalutave po vijnë nga donacionet që po i bëhen Ukrainës. Dhe kjo sjell rritjen e vlerës. Tashmë jemi në javën e tretë të luftës, stabiliteti që pak a shumë është krijuar, ka sjellë një frymë pak më të qetë edhe te personat që duan të investojnë. Vlerat do të stabilizohen. Edhe vendosja e rregullave nga shtetet e ndryshme do të bëjnë që luhatja ditore e vlerave të jetë shumë më e ulët”.

Ukraina, përmes një ligji të firmosur sot, ka bërë të ligjshme transaksionet në kriptomonedha në vend. “Ky ishte një ndër lajmet më të bukura në botën e kriptovalutave. Kjo vërtetoi se në këto momente, kriptovaultat në një farë mënyrë shpëtuan ekonominë e një vendi”, tha Kele.  

Advertisement

Megjithatë, ajo shpjegoi se kriptomonedhat nuk mund të shërbejnë si një kamerdare shpëtimi për Rusinë, njëlloj si për Ukrainën, ndërkohë që vendi përballet me valën më të madhe të sanksioneve të vendosura nga Perëndimi. “Tregu i kriptove nuk është aq i madh saqë të shpëtojë ekonominë ruse. Vetë Putin nuk i është afruar asnjëherë kriptovalutave dhe minierave digjitale. Ndërsa individë të ndryshëm dhe oligarkë, nuk kanë asete aq të mëdha në kripto saqë të shpëtojnë ekonominë ruse”, tha ajo.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy