Ky është Apllo, roboti që do të zëvendësojë njeriun

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ky është Apllo, roboti që do të zëvendësojë njeriun

Humanoidë që bëjnë punët e shtëpisë apo që eksplorojnë sipërfaqen e Hënës. Mund të duket si përshkrimi i skenarit të një filmi fantastiko-shkencor, por në fakt është ëndrra dhe vizioni i një kompanie amerikane me seli në Austin, Teksas.

Apptronik mendon se në një të ardhme të afërt, robotët do të bëjnë punët që njerëzit nuk duan t’i bëjnë më. Të mërkurën, kompania prezantoi robotin e saj më të fundit, të quajtur Apollo. Ai është i gjatë 170 cm, peshon 72,6 kg dhe mund të ngrejë pesha deri në 25 kg. Me pak fjalë, një njeri mesatar…

Roboti funksionon përmes motorëve të vegjël elektrik që karikohen vazhdimisht, çka mund ta mbajë në punë për rreth 22 orë në ditë, shumë më tepër se një njeri.

Advertisement
View this post on Instagram

A post shared by A2 CNN Affiliate (@a2cnn)

Roboti ka panele digjitale që tregojnë nivelin e energjisë që i ka mbetur dhe punën që po kryen dhe çfarë do të bëjë më pas. Gjithashtu ai mund të lëvizë kokën dhe të tregojë drejtimin e lëvizjes.

Objektivi fillestar për Apollon është që të kryejë punët e rënda, në magazina, ku ka mungesë punëtorësh. “Synimi ynë është që të ndërtojmë robotë që do të bëjnë gjërat që ne këtu në Tokë nuk duam t’i bëjmë dhe në të ardhmen edhe të eksplorojnë Hënën, Marsin e përtej tyre”, thotë për CNN Jeff Cardenas, bashkëthemelues dhe CEO i Apptronik.

Advertisement

Rrënjët e Apollos vijnë nga roboti i ndërtuar në bashkëpunim me NASA-n, të quajtur Valkyrie. “Ne synojmë që robotët tanë të bëjnë mijëra punë të ndryshme”, thotë Cardenas. “Mjafton përditësimi i sistemit dhe mund të shtosh një detyrë apo sjellje të re”.

Krijuesit mendojnë se Apollo do të jetë i përballueshëm për çdo familje, pasi do të ketë çmimin e një makine mesatare në SHBA, që sipas përllogaritet në rreth 48 mijë dollarë.


Untitled collage 52 1280x720

Play

Advertisement

Roboti tregon skenarin më të frikshëm për njerëzimin, nëse inteligjenca artificiale pushton botën

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy