Nis misioni i NASA-s për kërkimin e gjurmëve të jetës në Mars

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pajisja kozmike më e sofistikuar dhe më e madhe që është ndërtuar ndonjëherë për planetin Mars, e që është një makinë e madhe sa një veturë dhe mban kamera, mikrofona, laserë dhe sonda, u nis për Planetin e Kuq të enjten, me projektin ambicioz për të sjellë mostra që do të analizohen për shenja të jetës së lashtë në këtë planet.

Fluturakja kozmike “Perserverance” e NASA-s u lansua në një raketë të madhe Atlas V dhe do të arrijë në misionin e saj në Mars në shkurt të vitit të ardhshëm, pas një udhëtimi prej shtatë muajve dhe 480 milionë kilometrave, shkruan AP.

Fluturakja e cila ndizet me plutonium dhe lëvizë me gjashtë rrota, kur të prekë në sipërfaqe të Marsit do të shpojë shkëmbinjtë dhe të mbledhë mostra të vogla gjeologjike, të cilat do të kthehen në Tokë rreth vitit 2031. Çmimi i përgjithshëm i këtij misioni është rreth 8 miliarë dollarë.

Përpos se do të merret me pyetjen nëse ka pasur jetë në Mars, misioni gjithashtu do të mbledhë informata për shkuarjen e astronautëve në vitet 2030, transmeton KOHA.

Advertisement

SHBA-ja, i vetmi shtet i cili ka arritur të vendosë fluturake kozmike në Mars, po shpreson zbritjen e suksesshme në këtë terren, i cii quhet Trekëndëshi i Bermudës për hulumtimet hapësinore, ku shumica e misioneve që janë dërguar na Toka janë djegur, janë përplasur dhe kanë dështuar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy