Nisma “Labirinti” për dhunën ndaj fëmijëve, Elmazi: 61% e fëmijëve të ekspozuar ndaj dhunës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Janë 61% e fëmijëve e adoleshentëve që janë ekspozuar ndaj dhunës qoftë edhe njëherë dhe tregon që përhapja është masive, ndërsa dhuna verbale është 70%. Është ky konfirmimi që vjen nga përfaqësuesja e World Vision Elona Boci Elmazi. E ftuar në Dita Jonë, në A2 CNN, ajo foli për nismën më të fundit të këtij institucioni të quajtur “Labirint” që u jep zgjidhje situatave të ndryshme mes prindërve dhe fëmijëve. Elmazi theksoi se për këtë projekt është punuar prej një viti dhe perspektiva është gjithëpërfshirëse.

“Çfarë përjeton fëmija yt në momentin e dhunës. Edhe një ngritje zëri e dëmton fëmijën. “Labirinti” të jep të dyja alternativat; si vepron ti, çfarë mendon fëmija dhe mendimi i specialistit.

Kemi kaluar një rrugë të gjatë njëvjeçare që po punojmë, duke përfshirë staf psikologësh që merren me fëmijët janë përfshirë shumë për Labirintin dhe perspektiva është gjithëpërfshirëse”.

Elmazi ftoi qytetarët që janë përgjegjës për rritjen e fëmijëve që ta vizitojnë këtë nismë, e cila do të jetë e hapur nga sot deri në 20 nëntor në sheshin “Skënderbej”. Sipas saj, në Labirint janë të gjitha situatat për fëmijët nga 5-15 vjeç, të gjitha të shkruara në vetën e dytë.

Advertisement

“Ftoj qytetartë që janë përgjegjës për rritjen e fëmijëve ta vizitojnë. Mendoj që do mësojnë shumë. Do të jetë në sheshin “Skënderbej” është instaluar dje, dhe nga nesër deri më 20 nëntor që është Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Fëmijëve. Luiza Gega është ambasadore e kauzave tona, është mbështetur edhe nga biznesi, nga bashkia. Nuk është thjesht një fushatë. Të paktën në ato situata i japim mundësinë të vetëreflektojmë dhe të vendosim se kush është më e mira për fëmijën.

Ajo që ne sjellim në Labirint janë situata dhe më komplekse se sa kaq. Kur fëmija ka përjetuar dhunë online, nëse i është hapur një account i rremë në FB apo Instagram. Çfarë bën ti si prind dhe një situatë e tillë është në Labirint. Të gjitha situatat janë sjellë në Labirint që do të jenë të dobishme për prindërit si për një fëmijë 5-vjeçar dhe një fëmijë 15-vjeçar, të gjitha situatat janë të shkruara në vetën e dytë. Janë rreth 35 mijë vendime që marrim çdo ditë”, theksoi Elmazi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy