Një robot punëtor ndërtimi!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Një robot punëtor ndërtimi!

Nëse jeni një punëtor ndërtimi, roboti i kompanisë “Boston Dynamics” mund t’iu lërë pa punë së shpejti. Kompania nga Massachusetts ka publikuar së fundmi një video të robotit me dy këmbë, i cili vepron si një punëtor ndërtimi.

Ai vrapon, kërcen, madje së fundmi mund të lëvizë edhe objekte, duke e bërë atë një ndihmës ideal në kantieret e ndërtimit. Në videon e fundit, roboti i quajtur “Atlas” shihet teksa vendosur objekte mbi skelë, mban një çantë me mjete, ndërsa kryen edhe kërcime mbi skela.

“Është koha që Atlas të perfeksionojë aftësitë e tij. Ai ndërvepron me objektet dhe ndryshon drejtimin e lëvizjes duke u përshtatur qëllimit. Atlas ka vetëm dy gishta në duart e tij, njëri prej tyre i palëvizshëm, por sërish ai është i aftë të mbajë objekte të ndryshme.

Zhvillimi i teknologjisë dhe krijimi i robotëve me aftësi fizike që përputhem me ato të njerëzve ka qenë një sfidë e vazhdueshme dhe tashmë Atlasi po tejkalon aftësitë fizike të një njeriu mesatar.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy