Njeriu që bleu 200 Land Rover Defender në 2015 dhe tashmë po bën miliona duke i shitur

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një burrë i cili bleu mbi 200 Land Rover Defender disa vite më parë tashmë i ka nxjerrë sërish në shitje dhe fitimi është qindra mijëra paund.

Charles Fawcett është themeluesi dhe pronari i Twisted, një kompani që modifikon dhe shet Defender-a të modifikuar me porosi për ata që duan t’i blenë.

Ai i bleu automjetet pak përpara se të ndalonte prodhimi i tyre në vitin 2015 dhe tashmë njerëzit janë gati të paguajnë deri në 220,000 pound për ta bërë të tyren njërën prej tyre.

Prej vitesh tashmë Fawcett ndjek këtë praktike me automjete që qëndrojnë në “garazh” për vite të tëra dhe i kanë mbetur 16 të tilla, nga dy në secilën ngjyrë.

Advertisement

Të gjitha automjetet kanë 48 km të bëra, pra klientët e tij janë duke blere automjete thuajse të reja.

 “Shkova në linjën e prodhimit të Defender në Solihull për të takuar ata që po i ndërtonin automjetet. Këto gjashtëmbëdhjetë 110 u zgjodhën specifikisht për numrat e shasisë dhe datat e prodhimit. Të gjitha ishin ndërtuar në vitin 2016, kur edhe u ndërpre prodhimi, duke u bërë kështu ndër të fundit jashtë linjës dhe, ndoshta, më të koleksionueshme. Ata janë të veçanta dhe kur ne u japim prekjen tonë bëhen unike,” tha Fawcett për The Sun.

Nëse klientët e Twisted do të blinin një nga këto automjete në 2015, do t’u kishte kushtuar diku rreth 35,000 £.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy