One Telecommunications zhvillon konferencën vjetore me partnerët

Pinterest LinkedIn Tumblr +
One Telecommunications zhvillon konferencën vjetore me partnerët

One Telecommunications organizoi Konferencën Vjetore të Shitjeve, ku prezantoi arritjet e kompanisë përgjatë vitit 2021, vlerësoi performancën më të mirë të partnerëve, si dhe prezantoi strategjinë e shitjeve për vitin 2022.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Emil Georgakiev, Drejtori Ekzekutiv i One Telecommunications, shprehu përgëzimet e tij për rezultatet e arritura në vitin 2021 dhe inkurajoi partnerët të vazhdojnë me të njëjtën frymë përpjekjet e tyre edhe për 2022.

“Përgjatë 1 viti e gjysëm One Telecommunications ka rritur bazën e klientëve duke përftuar 41% të tregut. Përgjatë 2021 kemi arritur rezultate shumë të mira edhe nga ana financiare, me 13% më shumë të ardhura se viti 2020. E njëjta gjë vlen dhe për portabilitetin e numrave, ku One e mbylli vitin 2021 shumë pozitivisht. Kjo tregon që tashmë jemi një skuadër më e mirë, e cila po rritet në mënyrë të qendrueshme, çdo ditë. 2022 do vijojë të jetë shumë sfidues sepse trendi pozitiv tregon që kemi strategjinë e duhur.” vijoi Z. Georgakiev.

Drejtori i Divizionit Komercial të One, Athanasios Paraskevas, i cili drejtoi dhe konferencën, vuri theksin tek realizimi i planeve dhe arritja e objektivave gjatë 2021. Gjthashtu, shpalosi shtyllat kryesore ku do fokusohet strategjia e shitjeve per vitin 2022.

Advertisement

“Falë investimeve të konsiderueshme të bëra nga kompania, One Telecommunications po rritet në mënyrë të qëndrusheme duke na vërtetuar se jemi në rrugën e duhur. Edhe për vitin që jemi, do të vijojmë të plotësojmë në mënyrën më të favorshme nevojat e klientëve, duke patur si synim përvojë shumë të mirë në shërbimin e klientit. Ne kemi ndryshuar qasjen tonë ndaj shërbimit në dyqane, duke i bërë më ndërvepruese, ku çdokush mund të gjejë atë që ka nevojë. Gjithashtu, do vijojmë me ofrimin e shërbimeve të kombinuara, duke shtuar edhe opsione të reja.” u shpreh Paraskevas.

Qëllimi i konferencës ishte shpallja e partnerëve me performancën më të mirë për vitin 2021, në kategori të ndryshme të ndara sipas llojit të shërbimeve/produkteve. Menaxheri i Shitjeve me Pakicë i One Telecommunications, Taulant Meçaj, ndau 25 çmime  për rezultatet e 2021 ku 15 i takonin partnerëve, 9 çmime dyqaneve dhe 1 çmim për menaxherin më të suksesshëm të zones të One Telecommunications. Z. Meçaj u shpreh se “viti 2021 ka qenë intensiv dhe shumë ambicioz, e megjithatë ia dolëm, ndaj sot është dita që shpërblejmë punën e partnerëve dhe stafit të shitjeve.”

Krijimi i një marrëdhënieje besimi dhe bashkëpunimi me partnerët është një nga shtyllat e strategjisë së One Telecommunications dhe për këtë arsye, konferenca e përvitshme e shitjeve mbështetet me takime të vazhdueshme rajonale, me qëllim që palët të jenë sa më transparente dhe gjithëpërfshirëse në rrugëtimin e përbashkët për të ofruar shërbimin dhe produktet më të mira për klientët shqiptarë!

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy