Pentagoni merr qindra raportime për UFO-t, me dhjetëra mbesin pa shpjegim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në një raport të fundit nga Inteligjenca amerikane thuhet se ushtria ka marrë qindra raportimi të reja për UFO-t, ndërsa një pjesë e madhe e objekteve janë identifikuar, shumë kanë mbetur ende të panjohura.

Një task forcë speciale e krijuar nga Departamenti i Mbrojtjes, që nga marsi i vitit 2021, ka marrë 247 raporte për objekte fluturuese të paidentifikuara. Kjo task forcë kreu një analizë dhe sipas saj, 26 objekte u përcaktuan si dron, 163 u përcaktuan si balona të vogla me ajër, 6 objekte të tjera, sipas raportit, mund të kenë qenë zogj, qese plastike, apo mbeturina të tjera në ajër.

Megjithatë, më dhjetëra raportime të tjera nuk kanë arritur të marrin asnjë përgjigje. “Disa nga këto objekte të raportuara kanë shfaqur karakteristika të pazakonta dhe kërkojnë analiza të mëtejshme”, thuhet në raportin e kësaj task force.

Shumica e këtyre raportimeve kanë ardhur nga personeli i Forcave Ajrore Amerikane, të cilët kanë parë objektet e dyshimta gjatë misioneve të tyre.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy