Poco debuton në Evropë me M3, me kamerë 48MP e çmim prej 149 euro

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kompania indiane Poco Global ka lansuar në Evropë telefonin e ri Poco M3.

Me kamerë të trefishtë prej 48MP, bateri prej 6,000 mAh, ekran FHD+ si dhe procesor Qualcomm Snapdragon 662, Poco M3 është i dizajnuar për të “argëtuar të rinjtë entuziastë të cilëve u pëlqen udhëtimi”, ka konfirmuar Poco në një deklaratë zyrtare.

M3 shënon ardhjen e Pocos në Evropë, derisa është në dispozicion në tri ngjyra të quajtura “Cool Blue”, “Poco Yellow” dhe “Power Black”, transmeton KOHA.

Poco M3 vjen me dy versione në Evropë: 4GB + 64GB dhe 4GB+128GB.

Advertisement

Të dy këto modele do të jenë në dispozicion nga 27 nëntori-30 nëntor për paraporosi me çmim prej 129 euro apo 149 euro.

Dhe kur kjo ofertë të përfundojë atëherë të dy variantet do të jenë në dispozicion për 149 euro, respektivisht 169 euro.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy